Home » Lajme, Vendore » URIME FESTA E BAJRAMIT TË MADH

URIME FESTA E BAJRAMIT TË MADH

Të gjithë besimtarve myslimanë, e veçanërisht atyre shqiptarë, i urojmë përzemërsisht Festën e Bajramit të Madh!

Gjithashtu, të gjithë atyre që kanë agjëruar Muajin e Shenjtë të Ramazanit, si dhe të gjitha veprat e bëmirësisë, lutjet, faljet dhe ibadetet, Allahu i Madhërishëm t’ua pranoj, si dhe dhe t’i shpërblej për sakrificat dhe devotshmërinē e tyre.

Urojmë që çështja e shqiptarve të Luginës së Preshevës, të cilët gjatë kohë janë vlerësuar si komuniteti më i diskriminuar në Europë, të mbështeten sinqerisht nga vëllezërit shqiptarë, kudo që janë dhe çështja e tyre të zgjidhet sa më parë, në mënyrë që ata të jetojnë në liri e barazi të plotë, pa u diskriminuar e keqtrajtuar dhe pa u detyruar si deri më tani, që t’i lëshojnë trojet e tyre stërgjyshore.

Të gjithëve i urojmë Fitër Bajramin!

Urojmë që të gjithë të festojnë në paqe, begati, lumturi, mirëqenie dhe në atmosferë gëzimi e hareje në familje, farefis, si dhe me miq e dashamirë.

Zoti i bekoftë shqiptarët, kudo që janē!

Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe Luginën e Preshevës, si dhe të gjitha viset tjera ku jetojnë shqiptarët!

Prishtinē, më 16 korrik 2015

Kryetari,

Nehat  Hyseni 

SHQLPK Logo

Nehat Hyseni

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress