
Ursula Von der Leyen: Marrëveshja e Ohrit, baza për pajtim mes Kosovës dhe Serbisë
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në një konferencë për media me kryeministrin Edi Rama, tha se Marrëveshja e Ohrit është themeli për pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë.
“Është shumë e rëndësishme si Kosova ashtu edhe Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhëniet e tyre dhe kjo është e vetmja mënyrë me anën e angazhimit, bashkëpunimit dhe vendi i duhur për këtë është dialogu i BE-së”, tha ajo, raporton RTKlive. Sipas saj Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë e Bashkimi Evropian.
Kurse kryeministri Edi Rama, është pyetur rreth samitit të nesërm ku do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç.
“Procesi i Berlinit nxit vendet për lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Tipikisht ky proces dhe samitet e këtij procesi nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, por në programin e Samitit të përgatitur prej shumë kohësh në harmoni me kancelarinë gjermane, dreka e punës e liderëve do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Pra hapësira për një diskutim të hapur mes të pranishmëve është e programuar, por nuk është një samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme që siç e tha presidentja lidhur me çështjen konkrete, janë probleme që trajtohen dhe duhet të zgjidhen nën ombrellën e Bashkimit Evropian”, tha ai.
Më shumë storie
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel: Do të luajmë për fitore
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel në konferencën për medie, ka thënë se skuadra e tij në duel me Shqipërinë do...
Trajnim nga IETT: Përgatitja për tregun e punës
IETT ju fton në trajnimin me temë:PËRGATITJA PËR TREGUN E PUNËS:Shkrimi i CV-së, Rrjetëzimi dhe Zhvillimi Profesional Ky trajnim do...
Edi Rama shpërndan foton e Thaçit që ishte sot në Kosovë
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot ka qëndruar për vizitë tek babai i tij i sëmurë i shtrirë në Klinikën...
Pse Familja Trashëgimtare e Skënderbeut, nuk ka Status Diplomatik në Shqipëri…?!
Pse Familja Trashëgimtare e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, nuk ka Status Diplomatik në Shqipëri...?! Dje, në Lezhë, në Ditën e...
Lezha përkujtoi sot 581-vjetorin e Besëlidhjes së Princave Shqiptarë
Ceremonia nisi me vendosjen e kurorave me lule dhe homazhe pranë varrit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Më pas, të...
Presidenti i Shqipërisë, Begaj: Kosova e pavarur, një realitet që nuk kthehet pas
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në ceremoninë e organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, tha se sot po nderohet kontributi i...
Average Rating