USLP në Tiranë shpreh gatishmërinë për ndihmë teknike rreth regjistrimit për të gjithë kandidatët e interesuar nga Lugina e Preshevës Të nderuar bashkëqytetar, student të ardhshëm të Luginës së Preshevës, Ju njoftojmë se regjistrimet për studentët e rinj nga Lugina e Preshevës në Republikën e Shqipërisë, kanë filluar .
Unioni Studentorë i Luginës së Preshevës në Republikën e Shqipërisë, shpreh gatishmërinë të ndihmoj çdo maturant (nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja) që ka zgjedhur të studiojë në Universitetet e Tiranës, duke e orientuar në kompletimin e dokumenteve (noterizimin e tyre, dërgimin deri në fakultetet përkatës etj).
USLP, ka përcaktuar tashmë ekipet e studentëve që do të ndihmojnë studentët e rinj dhe ky aksion mendohet të zhvillohet deri më 10 shtator 2014.
Siç ju kemi lajmëruar edhe më herët dokumentet e nevojshme për regjistrim janë:
a. Fotokopje te noterizuar ne Republiken e Shqiperise (dhe e perkthyer ne gjuhen shqipe nese eshte
leshuar ne gjuhe te huaj), te diplomes se Matures Shteterore se bashku me certifikaten e notave, ose
diplomen/deftesen e shkolles se mesme te fituar ne vendin perkates, se bashku me certifikaten e
notave, te legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, te vendit ku ka perfunduar
studimet, te njohura ne Republiken e Shqiperise nga komisioni i posacem per njohjen e diplomave te
arsimit te mesern ne Ministrine e Arsimit dhe Sportit;
b. Dokument identifikimi (karte identiteti, pasaporte), Ne dosje mbahet vetem fotokopja e dokumentit te identifikimit;
c. Dy fotografi;
d. Autorizimin per trajtimin e te dhenave personale sipas shtojces 1 te ketij udhezimi.
Ju njoftojmë se këtë vit, dokumentet duhet të dërgohen paraprakisht pranë ministrisë së Arsimit dhe Sportit që t’I nënshtrohen verifikimit nga ana një komisioni të vaҫant :
Në vijim të procedurave të kërkuara për njësimin e diplomave dhe për të përfunduar njësimin e tyre në mënyrë që të respektohen afatet e regjistrimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, lutemi që shtetasit të sjellin pranë komisionit në MAS dokumentacionin përkatës jo më vone se data 28 gusht 2014, ora 14:00.
Procedura e dorëzimit dhe e tërheqjes së dokumentacionit do të jetë individuale.
Dokumenti i njësimit, që do të dorëzohet në IAL-në përkatëse, do të tërhiqet në MAS në përfundim të procesit, duke filluar nga data 4 – 8 shtator 2014, nga ora 9:00- 16:00 pranë zyrës së pritjes së publikut në MAS.
Tërheqim vëmendjen që dokumentet të jenë të plota dhe të pasqyrojnë qartë arritjet e maturës shtetërore në shtetin përkatës.
Aplikantët nga Kosova të kenë domosdoshmërisht me vete VERTETIMIN mbi pikët e arritura në Provimin e Maturës Shtetërore, duke pasqyruar pikët e kandidatit dhe pikët maksimale të provimit.
Për çdo sqarim mund të kontaktoni në Nr. e telefonit +355 4 22232455, +355 4 2227300
(http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/lajme/njoftim-per-kandidatet-nga-trojet )
Të gjithë studentëve që iu nevojitet ndihma, USLP do të iu dal në ndihmë, duke kontaktuar në telefonin +355693773060 ose ne e – mailin: uslp-union@hotmail.com .
(Poashtu ju mund te na ndiqni edhe permes faqes tone ne facebook:
USLP uron suksese për çdo maturant, në rrugën e zgjedhur drejt dijes!