Home » Lajme, Ndërkombëtare » Van der Bellen kërkon nga Serbia të zgjidhë çështjet e hapura me Kosovën

Van der Bellen kërkon nga Serbia të zgjidhë çështjet e hapura me Kosovën

Perspektiva deri 2025 siç ka paralajmëruar Komisioni Europian për disa vende është “ambicioz, por jo i pamundur për t’u arritur,” tha Van der Bellen. Por përpara anëtarësimit Serbia dhe Kosova duhet të zgjedhin çështjet e hapura.

BE duhet ta ketë “shumë më fleksibile” politikën e emigracionit – sëpaku kështu mendon presidenti bullgar Rumen Radev, i cili momentalisht mban udhëheqjen e presidencës së BE. Ai këto komente i bëri gjatë takimit me kolegun austriak, Alexander Van der Bellen.

Një pjesë tjetër e diskutimit mes presidentëve të Bullgarisë dhe Austrisë ishte edhe integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Perspektiva deri 2025 siç ka paralajmëruar Komisioni Europian për disa vende është “ambicioz, por jo i pamundur për t’u arritur,” tha Van der Bellen, shteti i të cilit merr presidencën e BE pas Bullgarisë.

Serbia dhe Mali i Zi kanë arritjet më të mëdha në procesin e integrimit, por përpara anëtarësimit Serbia dhe Kosova duhet të zgjedhin çështjet e hapura, kërkoi Van der Bellen. Këtë e mbështeti edhe kolegu i tij bullgar se përpara anëtarësimit duhet të zgjidhen problemet e vjetra. BE nuk mund të pranojë që të “importojë vështirësi të reja,” tha Radev.

Bullgaria gjatë presidencës së saj nënshkroi partneritet të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë me Maqedoninë. Në këtë prizëm duhet të vlejë edhe për vendet tjera ballkanike.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch