Home » Lajme, Vendore » Vanadalizëm në shkollën fillore “Naim Frashëri” të Bujanocit, dëmtohet murali falenderues ndaj Kosovës dhe Shqipërisë

Vanadalizëm në shkollën fillore “Naim Frashëri” të Bujanocit, dëmtohet murali falenderues ndaj Kosovës dhe Shqipërisë

Në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, mbi muralin e artistit shqiptar Nexhat Boriçi, ku falënderohet Kosova dhe Shqipëria për ndihmat që kanë bërë me furnizim me libra, njerëz të papërgjegjshëm kanë shkruar parullat “Kosova është Serbi”.
Në profilin e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc thuhet:
“Vandalizem nga njerëz të papërgjegjshëm
Sot, edhe një herë u tregua një vandalizem nga njerëz të papërgjegjshëm duke treguar se paqja dhe demokracia në një shtet me shume pakica, po i pengon akoma dikujt tjetër.
E dënojmë ashpër këtë akt negativ sidomos në një shkollë edukative. Ftojmë te organet kompetente që të merren me rastin dhe ti nxjerrin para drejtësisë njerëzit që kanë bërë këtë gjest.”
Aktin në fjalë e ka dënuar nënkryetari i Komunës së Bujanocit, z. Shqiprim Musliu duke thënë se kjo ngjarje është provokim i rëndë, sidomos për faktin se ka ndodhur me institucionet shkollore. “Dikush ka dëmtuar muralin e krijuar nga një artist shqiptar nga Lugina e Preshevës për të falënderuar institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë për mbështetjen që kanë bërë shkollave shqipe në Luginën e Preshevës për furnizimin me tekste mësimore në gjuhën shqipe. Poashtu, kërkoj që të hetohet nga organet e ndjekjes se kush janë dhunuesit e këtij murali, njëherit edhe provokues të situatës, e të cilët kanë provokuar rëndë shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke prekur në institucione shkollore, çka është e pa pranueshme për ne”, ka thënë Musliu.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch