Vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit në Serbi, dyshohet për vjedhje votash

Read Time:1 Minute, 27 Second

Situata në Beograd vazhdon të mos jetë e qetë për shkak të dyshimit të vjedhjes së votave nga partia e Aleksander Vuqiqit. Sot atje kanë protestuar sërish masivisht, studentë aktivistë e qytetarë, të cilët po kërkojnë anulimin e këtyre zgjedhjeve.

Ata kanë ecur përgjatë rrugës “Knez Mihailov” dhe kanë biseduar me qytetarët, të cilët i kanë ftuar t’i bashkohen protestave dhe bllokadave që “të mos përsëriten më vitet ’90”. Ata ftuan qytetarët, të cilët besojnë se zgjedhjet ishin të ndershme dhe të lira, të përballen me argumente.

Organizatorët e protestës nga organizatat “Mladi” dhe “Borba” apo (Studentët kundër dhunës) njoftuan se të mërkurën gjatë ditës do të bllokojnë intensivisht adresat e postës elektronike, linjat telefonike dhe shërbimin e pritjes në Ministrinë e Administratës Shtetërore dhe administratës lokale.

Ata kanë paralajmëruar një bllokadë 24 orëshe për të premten më 29 dhjetor, ndërsa të shtunën do t’i bashkohen protestës së nismës ProGlas.

Studentët nisën protestat e tyre të hënën kur u mblodhën jashtë Ministrisë Serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, duke kërkuar hapjen e regjistrit të votuesve për inspektim.

Një mision ndërkombëtar, monitorues të hënën e kaluar tha se partia në pushtet kishte fituar një avantazh të padrejtë përmes paragjykimeve mediatike, ndikimit të padrejtë të presidentit Aleksandar Vuçiç, parregullsive në votim, si dhe blerjes së votave.

Serbia kundër dhunës ka organizuar protesta të përditshme pas rezultateve të zgjedhjeve para komisionit zgjedhor. Mbrëmjen e së dielës protesta u bë e dhunshme dhe 38 persona u arrestuan nga policia.

Partia e presidentit Vuçiç-SNS fitoi 46.72% të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas rezultateve paraprake të komisionit shtetëror zgjedhor. Serbia Kundër Dhunës u rendit e dyta me 23.56% të votave dhe Partia Socialiste e Serbisë e treta me 6.56%.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Skënder Kapiti dhe kritika ndëshkimore mediatike  e tij mbi sistemine drejtësisë në Shqipëri</strong>
Next post Qeveria e Kosovës merr vendime të rëndësishme për Luginën e Preshevës