Home » Lajme » Vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren do të shtyhet për shkak të Virusit Korona

Vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren do të shtyhet për shkak të Virusit Korona

Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe Drejtoria e Administratës e Komunës së Prizrenit, njoftojnë të gjithë qytetarët prizrenas dhe anë e kënd trojeve shqiptare që vendosja e Monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut që ka qenë e planifikuar të vendoset më, 6 maj 2020 në Prizren do të shtyhet.Shkaku i shtyrjes është Virusi Korona i cili e ka bllokuar jetën shoqërore jo vetëm në Prizren por në mbarë globin.Për datën e vendosjes së Monumentit do t´iu njoftojmë me kohë.Kjo do të bëhet karrshi rrethanave dhe kohës së kalimit të epidemisë si dhe mundësisë së organizimit të tubimeve publike.

Meqenëse ky është një eveniment i veçantë kemi dëshirë që ta bëjmë një organizim të madh ku do të marrin pjesë përveç shumë qytetarve prizrenas edhe shumë shqiptarë anë e kënd trojeve etnike shqiptare, si dhe mërgimtarët shqiptarë që jetojnë në diasporë dhe që janë financuesit kryesorë të këtij projekti kombëtar.Për datën e re të vendosjesë së monumentit do t´iu njoftojmë me kohë në mënyrë që ta keni mundësinë e pjesëmarrjes.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch