Vepra “Ambasadorë Amerikanë për Shqiptarët”
Nga Rali LURA
Me 22 Korrik 2022, e premte, ora 10.00, në në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (Tiranë) në kuadrin e 100-vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Amerikë, do të promovohet vepra “Ambasadorë Amerikanë për Shqiptarët”(Vëllimi i Parë, me 352 faqe, botim special).
Botues e promovues i veprës është Qendra Shqiptare e Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS)-Tiranë, shtypur në Shtypshkronjën “EMAL”-Tiranë.
Vepra-kolanë “Ambasadorë Amerikanë për Shqiptarët” (në 6 vëllime) ka për autor studiuesin e gazetarin Ramiz Lushaj; me parathënie nga dr. Bujar Leskaj – ish Ministër i Kulturës së Shqipërisë; reçensentë Dr. Ambasador Islam Lauka dhe botues Ramiz Tafilaj i Shtëpisë Botuese “Jalifat Publishing” në Amerikë; sponsor Harry Bajraktari-Nderi i Kombit, Amerikë; konsulentë: Astrit Muça. Arti grafik nga “Patrigraf” – Tiranë.
Në promovimin e veprës “Ambasadorë Amerikanë për Shqiptarët” do të flasin akademik Shaban SINANI- Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave; Aldo Bumçi – ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë; botuesi Ramiz Tafilaj nga Teksasi i Amerikës, etj.
Tre poezi për Shqipërinë të diplomatëve amerikanë Charls Telford Erickson dhe Harry Fultz do të recitohen nga poetja e artistja Valbona Hyka.
Në këtë ditë të promovimit, ACABS (Qendra Shqiptare e Studimeve Amerikane e Britanike) Tiranë do të ndajë Çmimin “Madelene Albright” për Besa Tafilaj-Pinchotti-Drejtore Ekzekutive e Organizatës Kombëtare të Familjeve të Ushtarakëve të SHBA-ve (NMFA) dhe gazetare e prezantuese (folëse) televizive, si në rrjetin televiziv amerikan ABC etj., autore e disa raportimeve ekskluzive për Luftën në Kosovë në TV-të amerikane; dy Çmime “Faik Konica” për ambasadorin e studiuesin Llesh Kola për veprën “100 Vjet me Shqipërinë” kushtuar marrëdhënieve shqiptaro-amerikane; për studiuesin e gazetarin Adem Lushaj i Deçanit për botimin edhe në anglisht (në Amerikë) të veprave studimore si “Krimet serbe në Kosovë: Rasti i Deçanit” (2022).
Veprimtaria promovuese ka për drejtues/moderator Doktorin e Shkencave Politike dhe Ambasador Islam Lauka-President i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike dhe i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike.
Në këtë veprimtari promovimi të veprës “Ambasadorë Amerikanë për Shqiptarët” (Vëll. I), organizuar nga ACABS në kuadrin e 100-vjetorit të Marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë, do të nderojnë me praninë e tyre ambasadorë e diplomatë, ish ministra të jashtëm, akademikë, historianë, gazetarë etj. nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, diaspora shqiptare në Amerikë e Europë.
Tiranë, 21 korrik 2022
Average Rating