Home » Lajme, Vendore » Vërshimet nga reshjet: Apel nga shtabi për situata të jashtëzakonshme në Bujanoc

Vërshimet nga reshjet: Apel nga shtabi për situata të jashtëzakonshme në Bujanoc

Duke parë situatën e përkeqësuar nga të reshurat e vazhdueshme atmosferike, ku si pasojë shumë vendbanime janë vërshuar nga uji i lumenjëve të cilët kanë dalë nga shtretërit e tyre, shtabi për situata të jashtëzakonshme në orët e para të mëngjesit ka mbajtur mbledhjen e saj ku ka shqyrtuar gjendjen momentale në teren. Me këtë rast, ka ndërmarrë masat e domosdoshme për parandalimin e fatkeqësive dhe ka angazhuar makineritë e Ndërmarrjes Publike “Komunalia”, si dhe makineritë e disa ndërmarrjeve private për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.Përkundër kësaj, angazhimi i qytetarëve është më se i nevojshëm që të evitohen dëmet. Andaj, nga Shtabi për situata të jashtëzakonshme apelojnë çdo qytetar, që sipas mundësive që disponojnë të ndihmojnë në teren për parandalimin e përkeqësimit të situatës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch