Home » Lajme, Ndërkombëtare » VESELI PAS INTERVISTIMIT NË HAGË: SERBIA KA KRYER SPASTRIM ETNIK NË KOSOVË

VESELI PAS INTERVISTIMIT NË HAGË: SERBIA KA KRYER SPASTRIM ETNIK NË KOSOVË

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli për rreth tri orë është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli pas intervistës ka dhënë një deklaratë për media.

“Siç kam premtuar publikisht, sot jam paraqitur për intervistim. E kam përfunduar intervistën. Vitet 90’ta kanë qenë vite të rënda për popullin tonë, një nënshtrim para Serbisë për spastrim etnik, dmth për gjenocid kundër popullit tonë. Ne iu kemi kundërvënë, Lëvizja jonë çlirimtare ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përballje me gjenocidin serb. Lufta e UÇK’së ka qenë përballje me spatrimin etnik, të cilën ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë”, ka thënë Veseli para gazetarëve.

Ndryshe, Veseli kishte paralajmëruar se do të mbrohej në heshtje, megjithatë gjithçka pritet të sqarohet në vazhdim duke qenë se intervistimi ka zgjatur më shumë se tri orë.

Ftesa Veseli i kishte ardhur më 7 nëntor, megjithatë nuk ishte bërë e ditur se në çfarë cilësie ishte ftuar.

Ka përfunduar intervistimi i Kadri Veselit nga hetuesit e Gjykatës Speciale

Posted by RTK on Tuesday, December 10, 2019

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch