Vetëm e vërteta e pastron e rindërton apo e “rithemelon” Partinë Demokratike

Read Time:5 Minute, 18 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Partia Demokratike është  konsumuar nga autokracia, nga servilizmi dhe  korrupsioni

Njoh shumë demokratë të cilët shumë  e shumë më heret kanë menduar dhe janë shprehur se në PD nuk ka pasur liri mendimi, por ka pasur frymë servilizmi, vigjilence  e spiunllëku kundër atyre që mendonin ndryshe nga 1-shi,  ishlideri  i PD-së të përjashtimit të atyre që mendojnë ndryshe për lirinë, për demokracinë, për të djathtën e vërtetë, për luftën kundër korrupsionit, për drejtësinë, për qeverisjen dhe për meritokracinë.

Demokratët sot duhet t’i njohin, analizojnë  dhe t’i pranojnë të vërtetat, shkaqet dhe arësyet se përse PD mbërriti këtu ku është sot.

Nuk mund të justifikohet gjëndja e saj sot me fantazira, akuza të ndërsjellta e me lloj-lloj alibirash për të gjetur se kush është fajtori. Faji nuk është  vetëm i njërit, por faji është i shumë individëve servilë e të korruptuar që  llafanizojnë e zhurmojnë shterpshëm  sa andej e këtej të cilët e kanë shfrytëzuar dhe që e  shfrytëzojnë PD-në vetëm për interesa pesonale.

Të gjitha grupet e fraksionet dhe me pak përjashtime pothuajse të gjithë deputetët aktualë të Partisë Demokratikë  vetëm sa zhurmojnë sepse  kanë vetëm një synim, atë të sigurimit të një mandati deputeti me pa meritë sikurse edhe që e kanë me po pa meritë edhe mandatin e sotëm, dhe ata vetëm merakun për mandatin e deputetit kanë  dhe mjaftohen me kaq.

Atyre  as që   u intereson se a fiton përsëri Partia Socialiste apo jo, dhe nuk u interesojnë as  të vërtetat se pse PD e Shqipërisë është në këtë gjëndje, nuk shqetësohen as për  trashëgiminë komuniste, autokracinë, as për Vetting- un politik as për luftën reale kundër krimit e korrupsionit, dhe nuk u bën përshtypje  as dy e shumëfytyrësia e tyre, as  servilizmi dhe as humbja e besimit  jo vetëm te publiku por edhe te as antarësia e PD-së.

Duhet që cdo antar i Partisë Demokratike  t’a ngrejë zërin për të thënë me guxim dhe hapur të vërtetat se përse Partia Demokratike dhe opozita ndodhen sot keshtu,  dhe pse ajo arriti deri  në këtë gjëndje.Vetëm e vërteta e pastron dhe e rindërton apo e “rithemelon” Partinë Demokratike.

Demokratëve u duhet thënë e vërteta, atë të vërtetë që po e nxjerr në dritë cdo ditë e më shumë koha. Demokracia është liri dhe hapje rruge për më të mirën,dhe jo pengim e bllookim. Demokracia nuk është pazar  individësh e organizatash interesash e servilizmash por është betejë politike për pushtet, është betejë për konsolidimin e shtetit ligjor dhe të luftës kundër korrupsionit. Edhe nëse ke ndonjë meritë politike, kjo nuk do të thotë se për “hatër” të asaj merite nuk duhet të largohesh e të dorëhiqesh kur e shikon se bëhesh pengesë, dhe kur gjërat nuk funksionojnë si duhet, duhet të largohesh kur largimi është i pashmangshëm..

Po pse akoma nuk është kuptuar nga shumë demokratë se Edi Rama po vazhdon të qeveris prej faktit të gjëndjes së mjerueshme ku paria e PD-së e ka katandisur PD-në?

Po pse duhet që demokratët të sakrifikojnë  për  individë të vecantë, për ishKryetarin e shpallur non grata dhe nën hetim në  arrest shtëpie? Po pse demokratët duhet të sakrifikojnë për deputëetët dhe interesat e tyre   dhe të një grupi pengmarrësish e interesaxhinjsh të cilët e kanë kapur PD-në?

Po a nuk dihet që ndryshimin dhe PD vjen në pushtet nëse PD-ja mbështetet nga SHBA, Britania dhe BE dhe nëse PD mbështet SPAK-un Veting-un, reformën në drejtësi dhe luften kunder korrupsionit?

Koha fton demokratët për ndryshim, dhe ndryshimin e  kërkon dhe e sjell e vërteta,korigjimi dhe ndarja me të shkuarën komuniste, ndarja nga korrupsioni, nga  servilizmi dhe nga autokracia e nepotizmi.Nuk vjen ndryshimi, dhe nuk sjellin besim e shpresë individët e konsumuar e të dështuar politikisht  dhe ata me rekorde korrupsioni dhe as me non gratat dhe mbështetësit e tyre.

Nuk kanë besim antarësia, shoqëria civile dhe madje as ndërkombëtarët për t’ua besuar dhe për të shpresuar te ata individë të cilët e duan Partinë Demokratike vetëm për interesa personale, që e duan për një mandat deputeti e kuvendari bashkiak dhe vetëm për kaq.

Nuk sjellin besim e shpresë ata individë që janë deputetë të PD-së, sidomos nuk u besohet më besnikëve të non gratës që është në hetim dhe arrest shtëpie, as ata shumëngjyrëshat servilë rreth tij  dhe as ata  të cilët i servilosen madje edhe pushtetit, qeverisë dhe ministrave të qeverisë së sotme  për të punësuar të afërmit e familiarët e tyre; nuk sjellin besim e as shpresë për ndryshim ata që janë bashkeortakë me qeveritarët e pushtetarët në korrupsion dhe në tendera.

Këto janë disa të vërteta. Dhe është e vërteta dhe vetëm ajo  do t’a ringrejë e reformojë Partinë Demokratike.

Partia Demokratike nuk ringrihet dhe nuk sjell shpresë nëse ajo së pari nëse nuk ndahet nga qëndrimi anti-SPAK dhe antiSHBA. Nuk ngjall shpresë PD-ja nëse nuk ndahet nga akrobatët e matrapazët e saj që vërtiten si satelit e mërcenarë politik; nuk shërohet PD-ja  nga plagët e rënda që e kanë gërryer atë. Pothuajse askush, (pervecse rrallë ndonjëri)  nga ata që janë sot  deputetë apo drejtues në strukturat e larta  nuk i thonë të vërtetat se përse Partia Demokratike është sot në këtë gjëndje, sepse pothuajse shumica tyre nuk është se janë tërësisht të pastër dhe të  painfektuar  nga ndonje nga këto të këqija që e kanë mbërthyer PD-në si trashëgima komuniste, korrupsioni, paaftësia, servilizmi dhe nga tradhtia e pasinqeriteti me antarësinë  e Partisë Demokratike.

Në bazë, te antarësia në Partinë Demokratike ka individë të pa trashëgimi komuniste, të pakorrupruar  dhe jo servilë.Ka të tillë edhe studentë, intelektualë edhe nga shoqëria civile të cilëve u duhen hapur dyert dhe të ftohen nga Partia Demokratike që të angazhohen politikisht.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Zyrtarja e KiE-së: Kosova është gati për t’iu bashkuar Këshillit
Next post <strong><u>Neutraliteti dyqindvjeçar i Mbretërisë Suedeze mori fund</u></strong>