Sulmuesi i ri kosovar, Veton Berisha, po shkëlqen në fanellën e Vikingut të Norvegjisë. Ai të dielën mbrëma shënoi dy gola për Vikingun që në udhëtim mposhti Odd Grenlandin me rezultatin 4:1.
Berisha 18-vjeçar golin e parë e shënoi në minutën e 14-të, kurse golin e dytë pesë minuta më vonë. Me pesë gola të shënuar në dhjetë ndeshje i prin listës së golashënuesve më të mirë të skuadrës në elitën e futbollit të Norvegjisë.
Berisha të hënën për mediumet norvegjeze ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Ai dëshiron që këtë formë të mirë ta shfrytëzojë maksimalisht.