Home » Lajme, Opinione » Viktima shqiptarët, të akuzuar shqiptarët

Viktima shqiptarët, të akuzuar shqiptarët

Nga XHAVIT ÇTAKU

Edhe ky vit filloi në shenjë të përkujtimit të masakrave të shumta e të tmerrshme që ka bërë regjimi fashist serb. Masakër në Reçak, në Rezallë, në Krushë,  në Izbicë, në familjen e madhe Berisha të komunës së Suharekës. Sërish lotë, ofshamë, dhimbje, rënkim. Askush nuk mund t’i pajtoj zemrat e thyera të atyre që i kanë humbur të dashurit e tyre. Ka edhe të tjera tmerre, mizori të shumta, mijëra varre në gjithë teritorin e Kosovës, dëbime nga vatrat shekullore, shkatërrime shtëpish e të pasurisë të shqiptarëve etnik. Vepra çnjerëzore të bishave karpatiane të filmuara e të regjistruara një nga një e patën zgjuar ndërgjegjën e botës demokratike për të bërë diçka më shumë se sa që bëhej një kohë të gjatë duke u kënaqur vetëm me dënime gojore. Duke iu falenderuar ShBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë dhe në përgjithësi Aleancës Veriatlantike, Kosova më në fund u çlirua nga pushtuesi barbar.

Krimet i bënë serbët, ndërsa në Hag akuzohen ushtarët shqiptar

Kaluan njëzet vite dhe lotët e më të dashurëve që iu vranë,  masakruan e iu dhunuan nga paramilitarët, militarët e policia serbe ,ende po rrjedhin, ende po i lagin faqet e buzët e bëra shkrum nga vuajtja aq e gjatë, aq e dhimbshme, pikëlluese për çdo ditë e natë. Më së vështiri e kanë prindërit, motrat, vëllezërit, të cilët ende nuk e dinë se ku i varrosën kriminelet serb viktimat shqiptare, që me kamioni dërguan nëpër vende të ndryshme në Serbi për t’i humbur gjurmët e gjenocidit. Madje mbi ato varre masive ndërtuan edhe objekte të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch