Viti 2024. Basha e PD, alternativa politike   antikorrupsion, pro-VETTING dhe pro-SHBA për ndryshimin

Read Time:10 Minute, 27 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Korrupsioni në Shqipëri u rrit akoma më shumë nëvitin  2023

Kjo për faje tëinstalimit  të sistemit të korrupsionit, të korrupsionit gjithpërmasor sidomos  të qeverisë , pushtetit,administratës por edhe të shoqërsë dhe të  opozitës politike, të asaj që njihet si Foltore. Por për Vitin 2023 si pozitive janë faktet se ky vit ishte Viti i Vetting-ut nëdrejtësi  ,siviti ku për herë të parë në Shqipëri drejtësia foli sipas ligjit dhe të drejtës, vit i cili shënon edhe fillimin dhe seriozitetin për funksionimin e shtetit ligjor. Kjo pasi SPAK-u ka bërë të mundur arrestime, dënime dhe hetime për njerëz të pushtetshëm minnistra,ishzëvëndëskrueminista, drejtorë e kryebashkiakë, gjyqtarë e prokurorë dhe tani po hetohet edhe ishkryeministri Sali Berisha, gjë kjo, as që paramendohej të bëhej në kohët  paraSPAK. 

Nga zhvillimet politike viti 2023 shënoi dhe vertetoi se alternativa e ndryshimit janë  Basha  dhe PD, si forca politike e besueshme dhe në rritje, pasi është e vetmja politikë antikorrupsion dhe thellësisht pro-VETTING  dhe pro-SHBA.

Por si ka mundësi kjo embargo mediatike televizive dhe  gazetareske karshi përkujtimit me aq madhështi  nga Partia Demokratike dhe Basha të  33 vjetorit të themelimit të PD-së, kur mediat dhe ato farë televizionesh “kombëtarë” përditë u kushtojnë rëndësi informacioneve të krimit, reklamave të pushtetit e të rithemelimit të foltores, emisioneve ordinere dhe fare të parëndësishme, madje jo pak edhe atyre jo të moralshme dhe si nuk e paraqitën këtë festë  të demokratëve. 

Dhe kjo shpjegohet vetëm me faktin se mediat kryesore  gazetareske dhe televizive në Shqipëri janë mercenare, materialiste, të korruptuara dhe politike, ortake dhe komponentë të qeverisë Rama dhe të “Trekëndëshit të Bermudës”, të cilët i tmerron alternativa politike antikorrupsion , proVETING  dhe pro-SHBA e Bashës dhe e  PD-së.

Beteja anti-Basha dhe anti-PD e politikës së vjetër, e asaj që unë e kam quajtur si Trinomi i së Keqes para 5 vitesh, kjo betejë apo ky komplot anti-Basha u ekspozua hapur kur Basha deklaroi  plaformën për cmontimin e sistemit korruptiv të asaj që Basha e ka etiketuar me të drejtë si “Trekëndëshi i Bermudës”.

Është për të ardhur keq se Basha në ato kohë u braktis edhe nga shumica e  deputetë të PD-së të cilët i kërkuan atij dorëheqjen, pra u braktis por që më vonëpo keta dolën hapur pasi kishin qenë foltoristo-berishistë të fshehtë. Dhe koha, si gjykatësi mëi mirë vetetoi se Basha ishte me tëvertetën , me të drejtën , me demokracinë , në anën e historisë dhe pro-SHBA-ve.

Ajo se cfarëështë evidentuar gjatë këtyre 2 viteve për Bashën dhe për PD-në, zhvillimet nëPD ,demokratizimi dhe Veting-u brënda saj në përballje dhe sfidë me sistemin e kalbur kriminal të “Trekëndëshit të Bermudës”, kjo rezulton tashmë  në faktin që Basha dhe PD po vijnë, po vijnë në pushtet.

Dhe sa keq që shumica e demokratëve i shkuan pas Sali Berishës edhe kundër  SHBA-ve.

Dëm i madh  ishte fakti  që i kishte pllakosur dritëshkurtësia politike dhe besimi i verbër i tyre te Berisha dhe te foltorja antiamerikane, verbëria që arriti deri atje sa që Berisha e foltorja sulmuan edhe Selinë e PD-së dhe e mbajnë të uzurpuar edhe sot.

Kjo periudhë 2 vjecare , që kur Basha dëboi  Berishën nga grupi parlamentar iPD-së dhe në vazhdimësi kjo është një periudhë kohe zhvillimore  e madhe  dhe e rëndësishme brënda PD-së;ishte koha dhe vazhdon akoma   njëbeteje mes progresit dhe regresit; mes demokracisë dhe pseudodemokracisë; mes antikorrupsionit dhe korrupsionit; mes proamerikanizmit real dhe fallcoproamerikanizmit;  beteja mes të vërtetës dhe të pavërtetës; mes të drejtës dhe të padrejtës brënda PD-së.

Kjo është kohë e shkurtër por që e ka pasuruar së tepërmi historikun e PD-së. Historia e PD-së nuk është vetëm ajo që lidhet me atë qëi trumbetohejvetëm si meritë  liderit“historik” , por që mjerisht lideri historik e coi keq dhe rëndë PD-në në këto vite, pothuajse gati në shpërbërje. Si do që të vijë puna dhe rrethanat, tani kemi njëPD energjike, kemi njëPD që trashëgon vlerat e vyera të PD-sëhistorike;  kemi njëPD që ka evoluar demokratikisht me një politikë të hapur, transparente, demokratike,proamerikane dhe me vizion për ndryshimindhepër t’u ndarë nga e vjetra, nga korrupsioni drejt progresit, ndërtimit të shtetit  ligjor dhe tëintegrimit euroatlantik.

Pavarësisht se politika e pushteti dhe ”Trekëndëshi i Bermudës”  në aleancë me korrupsionin mediatik mercenar dhe me oligarko-mafinë u munduan që ta eklispsojnë gjithë aktivitetin e PD-së dhe të Bashës, si dhe   festën e demokratëve me 11 Dhjetor 2023, ky event madhështor të cilit i kanë paraprirë mëpare edhe  zgjedhja e  Bashës në krye të PD-së, mbajtja e Kuvëndit Kombëtar, zgjedhja e Këshillit Kombëtar dhe e kryesisë së PD-së në mënyrën më shëmbullore dhe demokratike për herë të parë në një parti politike shqiptare të këtij tranzicioni, dhe të gjitha këto zhvillime, vetë pjesmarrja, entuziazmi dhe shpresa e shqiptarëve për ndryshimin treguan dhe vertetuan se besimi e shpresa janë te Partia Demokratike dhe te Lulzim  Basha, të cilët do vijnë pashmangshmërisht shumë shpejt në pushtet.

Në Shqipëri duhet bërë ndryshimi për të ndëshkuar korrupsionin qeveritar të sotëm dhe për t’u ndarë njeherë e përgjithmonë nga tranzicioni kriminalo-korruptiv i regjimeve të paskomunizmit si dhe nga fantazmat e komunizmit që kanë uzurpuar shtetin , shoqërinë dhe demokracinë në Shqipëri.

Por këtë ndryshim nuk e bëjnë ishkorrupsioni dhe ishtë korruptuarit.

Nuk e bëjnëndryshimin riciklimi në pushteti po të korruptuave dhe as ata të shpallurit non grata për korrupsion  si Berisha me të afërm dhe me kompaninë e grupit të interesit korruptiv në krye të rithemelimit dhe as falangat e oktapodit mafio-oligarkik korruptiv  jashtë tij.Nuk i beson më askush Berishës, as grupit të “Vullnetarëve të Saliut”, as besnikëve rreth tij te Foltorja që mbështesin akoma non gratën.  Demokratëve tashmë u është bërë e qartë se nuk ka pushtet dhe as fitore me Foltoren dhe me Berishën të cilët janë tkurrur në një grup interesi e korrupsioni në grupin na bashkoi korrupsioni dhe non grata.

Koha, edhe ky farëKuvendi iFoltores së 2 Dhjetorit 2023 vertetoi  se Berisha me të tijët e kanë shfrytëzuar prej dekadash PD-në për interesa personale e familjare, se këta ia kanësabotuar betejën politike Lulzim  Bashës dhe  PD-sëpër të ardhë në  pushtet, dhe me sabotimin hipokrit e tinzar Berisha me CO.  donin e synonin për t’a justifikuar alibinë se pa Berishën nuk ka PD dhe as fitore.

Edhe nëse Basha do t’i fitonte zgjedhjet  esiguri  ishte se Qeverinë do ta kishte drejtuar përsëri Berisha, ata humbësit e mëdhenj të qershorit 2013 dhe LSI me Metën e Kryemadhin, gjëtë cilën unë e kisha paralajmëeuar që para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

Pra, nëse PD nuki fitonte zgjedhjet, kjo do ishte   si fitore anti-Basha e anti-PD e Berishës dhe të elitës sërithemelimit , politikës së vjetër tëTrekëndëshit të Bermudës, oligarkisë dhe mediave për ta përjashtuar politikisht Bashën dhe për ta rrëmbyer PD Berisha , familjarisht dhe grupi korruptiv i non gratës.Këtë unë ua kam thënë shumë herë kohë më parë demokratëve.Tashmë kjo është zbuluar.

Duhet një alternativëndryshe  dhe e pastër dhe jo mbartëse e së shkuarës komuniste dhe as e infektuar, e kriminalizuar dhe  me rekorde korrupsioni.

Dhe kjo alternativëështë Basha dhe PD.

Këtë titull shkrimi e kam emërtuar kështu në menyrë që ta lexojnë ata të mashtruarit të cilët janëakoma kundër Bashës dhe PD-së së drejtuar prej tij ; që ta lexojnë demokratët e vërtetë të cilët e duan PD-në në pushtet; ky shkrim është për ata që janë shumicëtë cilët mbështesin Vetting-un në drejtësi; përata që janë shumicë dhe që duan ndryshimin dhe ndarjen nga tranzicioni:përata që janë shumicë e që janë pro-SHBA-ve  dhe që janëkundër korrupsionit dhe sistemit të tij. 

Fakti   që Basha dhe PD duhet të ishin në pushtet që me 25 Prill 2021 ,ku Bashës iu grabit fitorja nga pushteti i Ramës dhe se  Bashës ia sabotuan fitoren edhe politika e vjetër brënda PD-së,  punuan kundër Bashës: Topalli, Patozi, Hajdari me partitë e tyre satelite të pushtetit të Edi Ramës si dhe ishdeputetët të cilët Basha nuk i kishte listuar në lista për deputetë. Pra, përvec përballjes së Bashës me makinerinë korruptive të qeverisë së Edi Ramës, Basha kishte edhe kundërshtarë brënda PD-së dhe LSI-në me Metën.

Unë këtë konkluzion timin e kam bërë publik e mediatik që para zgjedhjeve të 25 Prillit  2021, por që e vertetoi koha sidomos pas shpalljes non grata të  Berishës nga SHBA, dhe po e verteton koha akoma dhe më shumëedhe sot me atë se cfarë roli të madh po luan SPAK për Vetting-un në drejtësi , në politikë, dhe patjetër edhe për Vetting-un shoqëror dhe atë për mediat.

Them se po vjen si kryeministër Lulzim Basha  sepse atij iu grabit fitorja me 25 Prill 2021.Përsëri them se po vjen Basha dhe PD  sepsepasi Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, në PD-në institucionale u krijua një vakum,  një mungesë e madhe lidershipi, pasi askush nuk kishte autoritetin, as guximin  dhe as aftësinë për ringritjen dhe reformimin  e PD-së për të ardhur ajo në pushtet

Duke e pare këtë,  kryesishttë rinjtë, dhe  duke e ndjerë dhe vleresuar se Basha duhej të kthehej në krye të PD-së , ata e ftonin Bashën  në takime  pasi i besoninatij dhe vizionit të tij si më meritori për të qënë në ktrye të PD-së dhe opozitës për të bërë e sjellë ndryshimin.

ZHVILLIMET NË  PD GJATË VITIT 2023:ZGJEDHJET TRANSPARENTE PËR KRYETAR TË PD-SË  QËRIZGJODHËN BASHËN NË KRYE TË SAJ.

MBAJTJA E KUVENDIT KOMBËTAR, ZGJEDHJA  E KËSHILLIT KOMBËTAR DHE E KRYESISË SË PD-SË, NË FAKT ATO ISHIN VETTING-U POLITIK NË PD.KËTO ZHVILLIME JANË PREMISA DHE TREGUES TË ASAJ SE PD DHE BASHA DO TË VIJNË NË PUSHTET.

Kjo sepse të gjithë të zgjedhurit në strukturat e larta drejtuese tëPD-së aty nuk ka individë me të kaluar e as me trashëgimi komuniste, nuk ka as individë me kusure e me rekorde korrupsioni.          PD është e hapur dhe fton rininë, intelektualët profesionistëdhe  të vërtetë, fton që të angazhohen e të integrohen në politikë shtresa e tëpersekutuarve  nga ish-diktatura, pra është një parti e vërtetë demokratike dhe gjithperfshirëse.

Këto fakte dhe të tjera tregojnë se opinionii gjerë gjithnje e më shumë dhe përditë po i beson dhe ka shpresën se ndryshimin do e bëjë Partia Demokratike me qeverisjen e saj me kryeministër z. Basha.

Zhvillimet më të fundit: arrestimet e funksionarëve dhe shtetarëve më të lartë të Partisë Socialiste, fillimet e hetimeve nga SPAK për Berishën por edhe të Metës për korrupsion si vertetim edhe i asaj të shpalljes së Berishës non grata nga SHBA pikërisht për korrupsion dhe për pengim të demokracisës, koha dhe SPAK-u po i japin të drejtë atij vendimi  historik të PD-së dhe kryesisht të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së.

Foltorja politikisht vazhdon në aktivitetin e saj vetëm në shërbim të interesit të kryetarit të saj dhe të deputetëve brënda saj. Njëaktivitet  nëse mund të quhet politik  brënda një rrethi vicioz  pa shpresë dhe në dëshpërim , si një veprim kundër SPAK-ut dhe drejtësisë, si  aktivitet i cili vetëm demokratëve dhe opozitarizmit  si dhe interesit publik e kombëtar po i bën dëm, si aktivitet që i jep oksigjen pushtetit      Ramës.

Këto zhvillime në Partinë Demokratike në përballje me realitetin e zymtë ku e ka zhytur vëndinpolitika e vjetër  i japin të drejtë Bashës dhe    PD-së për të ardhur në pushtet, sepse Basha dhe PD janë   në anën e duhur të demokracisë, të historisë, të SPAK-ut, të Vetting-ut politik, të antikorrupsionit dhe të proamerikanizmit.

Pra po vertetohet fakti se me Bashën ishin dhe janë demokracia,e vërteta, e drejta dhe SPAK-u.       Por me Bashën janë edhe SHBA dhe BE. Prandaj them se po vjen dhe duhet të vijë  Basha dhe PD në pushtet.

Gëzuar  2024!

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Ballkani e ka përfunduar aventurën evropiane</strong>
Next post <strong>Avansim i shpejt profesional në fushën ushtarake i Liridon Ahmetgjekajt</strong>