Sot, 1 Shtatori dita e parë e vitit të ri shkollor 2014/2015 filloi me protesta para shkollave shqipe për shkak të mungesës së librit shqip për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës.
Këto protesta janë organizuar nga përfaqësuesit institucional e politik por edhe të mbështetura edhe përmes rrjeteve sociale dhe mediave elektronike ku bëjnë të ditur se para shkollave shqiptare nxënësit edhe prindërit do të protestojnë në Bujanoc, Preshevë, dhe Medvegjë nga ora 10 deri në ora 12.
Përkundër këtyre paralajmërimeve, sot në disa shkolla shqipe protestat moren kahjen e qetë brenda objekteve shkollore duke u bazuar se librat shqipe janë realizuar dhe do të shpërndahen nëpër disa shkolla të Bujanocit ashtu siq kishte theksuar dje Kryeministri i Sërbisë Aleksandër Vuçiq.