Home » Lajme, Opinione » Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Bashkimi Kombëtar

Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Bashkimi Kombëtar

Nga Skënder Sadri KAPITI

PAK HISTORI

Kosova është djepi i nacionalizmit dhe i përpjekjeve mbinjerëzore për Shtetin shqiptar, për shtetin  e të gjithë shqiptarëve dhe të të gjitha trojeve shqiptare.

Dhe jo vetëm historia e luftës së madhe patriotike e shqiptarëve të Kosovësqysh  me Lidhjen shqiptare të Prizrenit e deri mekryengritjet e pandërpreraqëçuan në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe e gjithë historia kombëtare e Kosovës dhe e shqiptarëve të Kosovës që nga viti 1912, kur u shpall Pavarësa  e deri sot ka qenë  jo vetëm dëshirë dhe aspiratë por ka qenë sidomos  përpjekje, luftë dhe sakrificë  e jashtëzakonshme për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Pra, Kosova ka luftuar dhe ka kërkuar  gjithmonë dhe pandërprerë Bashkimin me Shqipërinësi gjatë Luftës së Parë Botërore,edhemes dy luftrave Botërore, edhe pas Luftës së Dytë Botërore, edhenë protestat e viteve 1968 dhe të atyre 1981që ishin protesta për  Kosovën Republikë dhe për Bashkimin Kombëtar .

Edhe më pas, edhe Lëvizja rugoviane e LDK-së, si dhe po ashtu edheLufta heroike e UÇK-së ishin për Bashkim Kombëtar.

Mirëpo Shqipëria asnjëherë,  jo vetëm se nuk ka bërë luftë me Serbinë për të marrë Kosovën,  por edhe as nuk e ka kërkuar asnjëherë as diplomatikisht Bashkimin Kombëtar, dhe nuk ka bërë asnjëherë as ankese dhe as kërkesë në asnjë institucionndërkombëtar për Bashkimin me Kosovën.

Madje  edhe nëKonferncën e Rambujesë më shumë kërkonin për Kosovën SHBA dhe  ndonjëaleat i  saj se sa Shqipëria.Dhe aktualisht qeveria Rama është pro ndarjes sëKosovës  dhe dakordohet me Serbinë për integrimin “Shengen të Ballkanit”, ndersa  shqiptarët kërkojnë integrimin në BE,  dhe më keq akoma pa marrë në konsideratë qëndrimin e Kosovës , gjë e cila është pabesia e radhës ndaj Kosovës që bën politika e Tiranës.

Pra, kjo do të thotë se Tirana nuk ka ndjesi për ato se çfarë ajo detyrimisht duhet të ketë për Kosovën  e qëështë përkrahja dhe ndihma dhe jo intrigat e pabesitë.

Dhe kjo marrëveshje për  “Shengenin Ballkanik” neojugosllav vjen si goditje e radhës qëben tani kryeministri i Shqipërisë si hakmarrje ndaj atyre që e kundershtojnë ndarjen e Kosovës duke dalë hapur edhe kundër verdiktik të votuesve në Kosovë, kundër fitores së LDK-së e Vjosa Osmanit dhe kundër  LVV e Albin Kurtit , të cilët kanë të parën  Kosovën dhe interesin gjithëkombëtar shqiptar

Fakti që sot Kosova ka Shtetin e saj të Pavarur është si rezultat  isakrificave dhe i qëndresës e rezistencës mbinjerëzore të popullit martir dhe heroik të Kosovës. Dhe si e tillë që ka qenë dhe mbetethistorikisht  heroike dhe nacionaliste Kosova, prandaj edhe nga Kosova do të vijë Bashkimi Kombëtar, pasi edhe pothuajse të gjitha partitë shqiptare sidomos ato të Kosovës në programet e tyre kanë Bashkimin Kombëtar.

REALITETI I PAS 6 TETORIT 2019

Verdikti i zgjedhjeve të 6 Tetorit  2019 ia besoi qeverisjen dy forcave politike progresiste dhe të merituara për komsolidimin e shtetit, të drejtësisë, të qeverisjes, demokracisë dhe të progresit e të integrimit të Kosovës ne BE;  LDK-së e Vjosa Osmanit dhe LVV   e  Albin Kurtit.

Vota popullore e 6 Tetorit i ndëshkoi ata që donin ta ndanin e ta coptonin Kosovën, e që fatkeqësisht ishin edhe Kryeministri i Shqipërisë,edhe Presidenti i Kosovës. Vota popullore ndëshkoi ata të cilët nuk kishin as interes, as vizion  dhe as dëshirë e as vullnet për të zgjidhur problemet dhe politikat problematike më të domosdoshme dhe emergjente shoqërore, as sundimin e ligjit, as luftën kundër korrupsionit, as për përmirësimin e mirëqënies, as për punësimin , arsimimin, as për shëndetsinë e jo më të kishin interesim   e vizionin për Bashkimin Kombëtar.

Madje për interesa personale ata edhe vunë në ankand e pazar interesin  kombëtar: coptimin,ndarjen e Kosovës. Albin dhe Vjosa, Ju  keni për detyrë që ta mbroni Kosovën nga kjo ide e rrezikshme dhe kercënuese, ta mbroni Kosovën me këta kufij që kasot. Duhet t’u jemi mirënjohës, shumë mirënjohës atyre që e mbrojtën Kosovën me këta kufij, t’u  jemi mirënjohës edhe LDK-së, liderit të saj  dhe strategut të Shtetit të Kosovës, vizionit dhe përkushtimit të Ibrahim Rugovës të cilët “de jure” kanë meritën në formimin e  Republikën e Kosovës,të kësaj Kosove me këta kufij që ka sot, dhe jo me kufij të “rishikueshëm”  të H.Thaçit e E.Ramës që shkatërron Kosovën.

Për këtë Kosovë u desh edhe gjaku e lufta heroike dhe e lavdishme e UÇK-së dhe ndërhyrja vendimtare e NATO-s që vulosën Pavarësinë dhe Shteformimin e Kosovës.

E Drejta efitores ta jep mandatin për kryeministërdhe atëhere dojesh Kryeministër i Republikës së Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur  dhe i njohur ndërkombëtarisht nga shumica e shteteve të Botës, e njohur nga fuqitë më të mëdha demokratike të Botës me në krye SHBA-të.

Si kryeministër i një shteti demokratik,ligjor e modern nuk kanë vlerë më mosnjohja e simboleve të Kosovës  kur ishe në opozitë, sepse: Kosova, populli dhe  shteti i Kosovës  të votoi, të respektoi dhe ta dha besimin për ta qeverisur, për ta mirëqeverisur dhe për t’i shërbyer Kosovës, Republikës, atdheut e kombit, konsolidimit dheforcimit të shtetit ligjor, mbrojtjesse sovranitetit dhe të territorit të shtetit të Kosovës, të kësaj Kosove që kanë sakrifikuar të gjithë brezat prej më shumë se 100 vitesh  kundër sundimit e genocidit serb.

Nëqeverisje,  duhet lënë retorikat patriotike dhe duhet marrë me realitetin.

Nëse  të shohin e të respektojnë me besim qytetarët si simbol për Bashkimin Kombëtar, atëhere duhet t’i përkushtohesh shtetndërtimit modern të Kosovës, konsolidimit të institucioneve të Kosovës, ngritjes dhe sundimit të ligjit dhe të ndërtimit të shtetit kosovar modern dhe me standardet moderne shtetformuese; duhet të nisësh e të marrësh inisiativën për VETTING-un dhe dekriminalizimin e politikës e të drejtësisë;duhet t’i përkushtohesh shërbimit të qytetarëve, zhvillimit ekonomik dhe të mirëqënies sociale. Albin dhe Vjosa,keni  detyrë të madhe për ta sfiduar dhe fituar luftën kundër krimit ,hajnisë dhe korrupsionit.

Këto dhe shumë problematika të tjera qëkeni përpara Ju dhe jo vetëm Ju   dhe  VETËVENDOSJA,  por edhe Vjosa dhe LDK-ja të cilët duhet ta ndani barabart pushtetin sepse kështu  edhe vendosi Sovrani popull,këto i keni përpara si sfida të vështira e të trashëguarangaparaardhësit që  e kanëkeqqeverisur Kosovën.

Dhe nëse i realizoni këto, Ju kualicioni LDK-LVV, atëhere e keni justifikuar besimin popullor si dhe  njëkohësishtkjo është edhe puna e duhur që i shërben Bashkimit Kombëtar.

Një Kosovë (por edhe një Shqipëri) e fortë institucionalisht si Shtet ligjor e demokratik, një Kosovë e fortë politikisht e diplomatikisht, dhe një Kosovë e zhvilluar ekonomikisht,këto janë premisat kryesore për integrimin gjithshqiptar që bëjnë të mundur edhe Bashkimin Kombëtar dhe integrimin europian dhe në të gjitha organizmat dhe organizatat botërore.

Puna përkushtuese për në të mirë të shtetit tëKosovës  i  cili ka simbolet e tij , dhe ato simbole i respektojnë  dhe i njohin edhe aleatët e mëdhej të Kosovës që janë SHBA, Britania, Gjermania etj., pra i respektojnë dhe i njohin pikërisht,  ata,pra ata, pa të cilët nuk do të kishim sot Kosovën Shtet Sovran e tëPavarur, dhe duhet besueshmëri,respekt, orientim dhe bashkëpunim me ta.

Edhe besnikëria dherespeti ndaj tyre ështënë shërbimn të Bashkimit Kombëtar., sepse duhen miq e përkrahje ndërkombëtare për  Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Pa  aleatin e madh,pa ndërmarrjen dhe ndihmën vendimtare të SHBA-ve dhe tëaleatëve të saj, Bashkimi Kombëtar do të jetë tepër i vështirë.

Të gjithë shqiptarët e duan Bashkimin kombëtar, por detyra dhe problematikat që keni Ju kualicioni VV-LDK per te zgjidhur   janë jetike për Kosovën dhe ato jane : realizimi , forcimi e konsolidimi politik, juridik, ekonomik, demoktatik dhe integrimi i Kosovës në BE, si dhe njëkohësisht realizimi  ikëtyre edhe në Shqipëri janë në funksion dhe përshpejtojnë Bashkimin Kombëtar. Duhet ta dimë se edhe aleati imadh SHBA e përkrah Bashkimin Kombëtar , përderisa prej politikës  amerikane kemi edhe misionin e saj proshqiptar kur deklarohen se:

Problemi i Ballkanit nuk është zgjidhur akoma. Dhe kjo ka kuptimin e asaj që dihet jo vetem nga shqiptaret por edhe nga Europa e SHBA se: kryeproblemi i pazgjidhur në Ballkan është ai shqiptar, komb i cili ka të drejtën për Shtetkombin e vet  tëbashkuar.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch