
Vjosa Osmani: Qeveria dhe aleatët të ulen e të merren vesh për dinarin
Porosia e Osmanit: Qeveria dhe aleatët të ulen e të merren vesh për dinarin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se problemi që lindi mes Qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve në lidhje me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës e cila e largon nga përdorimi dinarin serb në vend, është “mënyra se si u komunikua”.
Osmani tha se “gjithçka që kemi arritur në këtë vend është rezultat i bashkëpunimit me partnerët tanë ndërkombëtarë”.
Ajo tha se duhet të dilet nga kjo situatë duke arritur një marrëveshje me partnerët për një plan zbatimi të rregullores së re të BQK-së.
Osmani tha se ka hapësirë “për t’u ulur dhe për të diskutuar mes qeverisë dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë”, për të punuar rreth kësaj çështjeje.
“Unë mendoj se është vetëm çështje komunikimi”, the presidentja në një intervistë për mediumin arab “Al Aan” dhënë më 8 shkurt, të cilën Presidenca e shpërndau sot në Facebook.
Më shumë storie
Ish-presidenti Hashim Thaçi qëndroi për pak orë në Kosovë, vizitoi babanë e tij në QKUK
Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i është aprovuar kërkesa nga Gjykata Speciale për ta vizituar babanë e tij të sëmurë....
Lumir Abdixhiku përjashton bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV). Ai ka...
Albin Kurti thotë se do ta udhëheq qeverinë e re
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot se ai do të udhëheq edhe me qeverinë e re, e cila pritet të...
Lëvizja Vetëvendosje akuzon PZAP-në për shmangie nga përgjegjësia
Vetëvendosje ka reaguar ashpër pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar kërkesën e saj për anulimin e...
PZAP e refuzon ankesën e LVV-së për anulim të votave me postë
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pasafatshme kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me anulimin e rezultateve...
Lëvizja Vetëvendosje kërkon nga PZAP anulim të votave me postë dhe rivotim
Vetëvendosje përmes një ankese drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), ka kërkuar që të anulohet votimi me postë...
Average Rating