Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me ç’rast janë diskutuar zhvillimet aktuale politike në vend si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët ndërmjet dy vendeve.
Sipas njoftimit të Presidencës, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.
“Presidentja theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, duke ritheksuar se kjo aleancë mbetet jetike dhe e pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Më shumë storie
Promovohet studimi “Histori e shtypit arbëresh”
Në mjediset e departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë u promovua monografia shkencore “Historia e...
Pse nuk interesohet Shqipëria dhe Dardania për Dardaninë Lindore
Nga Skënder Sadri KAPITI Sot kemi dy shtete shqiptare, Republikën e Shqipërisë dhe atë të Dardanisë. Pse këto dy shtete...
Në rrugën pa kthim
— Një tregim letrar mbi shpërnguljen çame — frymëzuar nga libri i shkrimtarit Hamit Gurguri i titulluar: “Çami, tek guri...
IshPresidentja e Kosovës mos po merr shëmbullin e foltoreve të Sali Berishës?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Pas largimit si Presidente e Kosovës, ishPresidentja e pakënaqur se nuk mund të rizgjidhet më Presidente,...
Sot, më 07.04.2026, doli nga shtypi libri me titull “Nxënësi është e ardhmja”
Sot, më 07.04.2026, doli nga shtypi libri me titull “Nxënësi është e ardhmja” i autores Lendita Uka Ibishi. Librin e...
Dëshmia si letërsi dhe kujtesa si rezistencë në veprën “Kronikë ngjarjesh (’80–’99)” të Çerkin Ibishit
Nga XHAVIT ÇITAKU Letërsia që lind nga përvojat historike të dhimbshme shpesh qëndron në kufirin mes dokumentit dhe artit. Një...

Average Rating