Home » Opinione » Votimi i mësheftë për Qeverinë e re, sfidë për LDK-në dhe për koalicionin opozitar?!

Votimi i mësheftë për Qeverinë e re, sfidë për LDK-në dhe për koalicionin opozitar?!

Nehat Hyseni2014-1Shkruan: Nehat Hyseni

 

Se sa është e brishtë demokracia kosovare, si dhe respektimi i parimit themelorë të demokracisë moderne: respektimi dhe zbatimi konsekuent i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, kjo gjë u pa disa herë deri më tani. Rasti më eklatant dhe më kompromitues ishte shkelja e Kushtetutës së Kosovës nga Presidenti Fatmir Sejdiu, i cili mbante dy poste ose funksione jokompatibile, atë të Presidentit dhe Kryetarit të LDK-së.

Ky rast ishte tejet kompromitues, meqë ndodhi nga një profesor universitar i

drejtësisë, i cili, si pedagog i edukon dhe arsimon juristat e ardhshëm të këtij vendi se si duhet respektuar Kushtetuta dhe Ligji, kurse vet e bënë të kundërtën!

Me këtë, padyshim se u dëmtua rëndë imazhi demokratik i Kosovës në botë.

Rasti tjetër që e radhitë Kosovën në radhën e vendeve me demokraci të pazhvilluar paraqet “problemi” i interpretimit të Kushtetutës së Kosovës pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014, lidhur me atë se kush ka të drejtë të jetë mandatar për formimin e Qeverisë.

Madje, Presidentja Jahjaga shkon aq larg sa që kërkon edhe zyrtarisht mendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me këtë!

Kurse, tani jemi para situatës që Presidentja ta emëroj kryetarin e PDK-së  Hashim Thaçin si mandatar për fomimin e Qeverisë, meqë koalicioni i tij fitoi mbi 30 % të votave dhe 37 deputetë, që dmth se i nevoiten edhe më së paku 24 deputetë për ta arritur mazhorancën minimale prej 61 deputetëve. Ky numër prej 24 deputetëve që i mungojnë PDK-së së Hashim Thaçit, nuk mund të arrihet as me deputetët e minoriteteve.

Prandaj, i nevoiten votat e ndonjërës nga partitë tjera shqiptare të Kosovës:

LDK-së, AAK-së, Nismës ose VV.

Sa ka gjasa PDK dhe Hashim Thaçi që ta përfitoj (blejë) ndonjërin nga radhët

deputetëve të këtyre partive?

 

Sipas të gjitha gjasave, publikisht do ta ket shumë vështirë që Thaçi ta realizoj këtë, për arsye të qëndrimit të prerë të partive të përmendura për të mos bërë kurrësesi koicion me PDK-në.

Prandaj, sa duket, koalicioni reth PDK-së, që do të nominohet si mandatar nga

Presidentja, do të ketë 15 ditë afat për ta realizuar shumicën e domosdoshme prej 61 deputetëve.

Dhe, pritet që Hashim Thaçi të llogarisë në qëndrimin sektar të Fatmir Sejdiut, i cili, edhepse është shpallur si Kryetar nderi i LDK-së, megjithatë është deklaruar edhe publikisht se është kundër LDK-së. Prandaj, është e natyrëshme se Thaçi do të llogarisë në Fatmir Sejdiun, të cilit madje edhe mund t’ia ofroj postin e Kryeministrit, poqese ky ia siguron 7 deputetët që i mungojnë z. Thaçi për ta formuar Qeverinë “Thaçi-3”.

Pra, lojrat e pazarllëqeve politike, që do të luhen me skenarë dhe prapaskena të përgatitura nga Z. Thaçi, do ta provojnë në afatin prej 15 ditësh që do t’i kenë në dispozicion.

Se a do të dalin si të vërteta zërat për bisedat e mëshefta të z. Sejdiu me Thaçin, do të shihet së shpejti. Apo ndoshta edhe ndokush tjetër nga partitë tjera do të mund ta votoj z. Thaçi për pmandatin e tretë si Kryeministër?

 

Pra, të gjitha këto mbetet të shihen se a do të realizohen, apo jo.

Si mundësi praktike, ato janë të mundëshme, ose më mirë me thënë, nuk do të ishin të pamundëshme.

Megjithatë, supozoj se dinjiteti moral dhe kredibiliteti që gëzojnë, si dhe do të mbisundojë disiplina partiake mbi interesat personale të individëve të caktuar dhe do të formohet Qeveria e koalicionit LDK, AAK, Nisma dhe VV, për të realizuar ndryshimet e shumëpritura për (mirë)qeverisjen e Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress