Home » Lajme, Rajonale » VUÇIQ: GJERMANIA NA KA BLLOKUAR ME NJOHJEN E KOSOVËS

VUÇIQ: GJERMANIA NA KA BLLOKUAR ME NJOHJEN E KOSOVËS

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes lidhure me qëndrimin e Merkelit për mosndryshimin e kufijve në Ballkan, deklaroi se Gjermania tashmë na ka bllokuar me njohjen e Kosovës si shtet të pavarur në tërësinë territoriale të saj.

“Çka do të thotë se çfarë ka deklaruar Merkeli? Ajo çfarë ka thënë do të thotë se ajo tashmë na ka bllokuar që me njohjen e Kosovës si shtet të pavarur në tërësinë territoriale të saj”, deklaroi Vuçiq për mediet serbe me rastin e vizitës së tij në Institutin Ushtarak të Serbisë.

“Ata që shpresojnë në deklaratën e saj duhet ta dinë se për Merkelin, si dhe për të gjithë botën perëndimore, me pak përjashtime, Kosova është e pavarur si një territor gjithëpërfshirës, sovran dhe të pandashëm dhe se ky territor i takon shqiptarëve”, shtoi ai duke vënë në dukje se vetëm nga pikëpamja jonë ka një pyetje – Kosova e kujt është?

“Për Merkelin kjo është çështje e kryer”, shtoi Vuçiq.

Sipas tij, Merkeli nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës, këtu e dhjetë vjet më parë.

Më tej, Vuçiq theksoi se “ata që përpiqen për pavarësinë e Kosovës në tërësinë territorial të saj, le të vazhdojnë, por që, shtoi ai, serbët do të sqarohen dhe të votojnë për të”.

Tutje, Vuçiq përmendi botëkuptimet e ndryshme të personaliteteve, lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ai shtoi se “kuptoj Sonja Biserkon, Sava Janjiqin, Rda Trajkoviqin, etj, të cilët ishin për pavarësinë e Kosovës, larg nga Serbia. Këtu nuk ka ndryshuar asgjë, asnjëri prej tyre. Të njëjtën politikë zbatojnë edhe sot e gjithë ditën. Dikush duhej të thoshte se kjo ishte politika e tyre, që ata po angazhohen për pavarësinë e Kosovës, prandaj për këtë kanë luftuar kundër  Serbisë që ajo të mos fitonte të thuash asgjë”, transmeton RTK.

Ndër të tjera, Vuçiq përmendi angazhimin e tij me personalitetet ndërkombëtare lidhur me Kosovën, duke mohuar kufijtë shtetëror të saj.

Sipas tij, “kufijtë në Jarinje e Brnajk nuk janë kufij shtetëror të Kosovës”.

Më tej lidhur me dialogun, ai shtoi se sigurisht se do të ketë takime me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçin, në shtator.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch