Vuçiq, Lajçakut: Serbët në Kosovë po përjetojnë tortura

Pas vizitës në Prishtinë, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka vazhduar vizitën në Beograd. Në përpjekje për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës, Lajçak është pritur në takim nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara, duke përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve dhe kthimin në dialog. Takimi dhe udhëtimi ndihmuan të qartësohen hapat e ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në Twitter pas takimit me presidentin serb..

Ndërsa ky i fundit tha se me Lajçakun biseduan për situatën në Kosovë, mënyrat për të qetësuar tensionet në terren dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

“Edhe një herë paralajmërova se populli serb në Kosovë është i ekspozuar ndaj torturave dhe persekutimeve më të rënda në 15 vitet e fundit dhe ripërsërita kërkesat për respektimin e të drejtave dhe sigurisë së tyre. I kam bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të angazhohet më konkretisht për të gjitha këto çështje”, shkroi Vuçiq në një postim në Instagram.

Lini një Përgjigje

Previous post Edi Rama nesër në Prishtinë, takohet me Vjosa Osmanin
Next post Ramush Haradinaj: Jemi për një qeveri të unitetit kombëtar, përfshirë edhe VV-në