Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Kurti po do luftë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me të deleguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, në një konferencë për media, është shprehur i shqetësuar për situatën në Veri të Kosovës.
Shqetësimi i Vuçiqit, siç deklaroi ai, buron nga nevoja “pasionante” e Kurtit për të shkaktuar luftë dhe konflikt.
“Jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë dhe veçanërisht në Veri. Shqetësimi buron nga nevoja pasionante e Kurtit për të shkaktuar luftë dhe konflikt. Unë jam i shqetësuar. Jam i shqetësuar sepse duan të marrin me forcë zyrat në komunat në Veri pas zgjedhjeve. Jam i shqetësuar edhe nga naiviteti i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiqi ka bërë të ditur se në takim është diskutuar edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Formimi i Asociacionit është parakusht për bisedime të mëtejshme me Prishtinën. Serbia ndjek qasjen e saj konstruktive ndaj dialogut, por vazhdon të insistojë në Asociacionin si garanci për sigurinë e komunitetit serb në Kosovë”.
Diplomati sllovak para se të udhëtojë në Serbi për t’u takuar me krerët institucional takoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën dhe udhëheqësit e Listës Serbe.
Më shumë storie
TREKËNDËSHI KUFITAR
Shkruan:Refik HASANI Vendin, ku takohen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, e vizitova që në të vërtet është trekëndëshi Kufitar,...
Në Shkup mbahet protestë masive, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë ardhur në Shkup për të mbështetur ish-krerët e UCK-së, të cilët po përballen...
OVL e UÇK-së: Protesta e 13 dhjetorit në Shkup do të jetë paqësore
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore,...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...

Average Rating