Vuçiqi pas situatës në veri të Kosovës, ngre gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë

Read Time:2 Minute, 8 Second

Ministri i Mbrojtjes e Serbisë ka dal me një deklaratë zyrtare rreth tensioneve në veri të Kosovës.

Zyrtari i kësaj ministrie, Nemanja Staroviq ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiq ka nënshkruar një urdhër për ngritjen e gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura Serbe.

Sipas tij, ai ka urdhëruar një lëvizje urgjente në drejtim të vijës administrative me Kosovën.

“Ai gjithashtu kërkoi nga NATO që urgjentisht të ndalojë dhunën kundër serbëve”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke komentuar situatën e krijuar në veri të Kosovës, ka thënë se nuk ka pasur krizë më të madhe dhe më të rendë në atë pjesë të vendit.

Këto Vuçiq i ka thënë gjatë një mitingu në Beograd, duke bërë të ditur se pasi të mbarojë ky tubim do të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

“Sot, sikur qëllimisht e priten ditën kur një numër i konsiderueshëm burrash nga veriu i Kosovës do të vinin në Beograd, për të sulmuar ndërtesat komunale në Zubin Potok, Zveçana dhe Lepossaviq, dhe përfaqësuesit e Quintës ndaj gjithë kësaj heshtën, tani e dënojnë, pasi ju lejua shqiptarëve të mbarojnë punën e tyre, nuk kemi pasur një krizë më të vështirë dhe më të madhe, sapo të përfundojë ky takim madhështor, do të kemi një takim për sigurinë kombëtare dhe do të flasim për atë se çfarë do të bëhet me Kosovën, dhe kam frikë, kam frikë nga shumë të këqija sepse e di me kë kemi të bëjmë. Dhe për këtë dhe për shkak të gjithçkaje që na ndodhi, ne kemi nevojë për unitet, bashkim, bashkim më shumë se kurrë”, ka thënë ai.

Për këtë, Vuçiq ka paralajmëruar se Serbia nuk do të rri duarkryq.

“Na pret një periudhë e vështirë rreth Kosovës dhe ndoshta më e vështira që nga sonte dhe nesër në mëngjes dhe dua ta dini se nuk kemi ku të shkojmë, na bënë presion me gënjeshtrat, mashtrimet dhe marifetet e tyre nga të gjitha anët. Ne nuk kemi bërë asgjë të keqe apo lënduar askënd dhe kështu të mbështetur për muri, nuk kemi ku shkojmë vetëm ta mbrojmë vendin tonë, ta mbrojmë dhe shpëtojmë popullin tonë, ne do të ruajmë paqen, do të kërkojmë paqen, do të luftoj çdo sekondë paqeje që të zgjatë më shumë, por ju them se sulmi i parë ndaj serbëve në veri të Kosovës, Serbia nuk do të rrijë duarkryq. Doni të dëboni serbet, nuk do t’i dëboni”, tha ai.
Qindra autobusë udhëtuar nga veriu i Kosovës në Beograd ditën e sotme për të marrë pjesë në tubimin e thirrur nga partia e Vuçiqit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Pas tensioneve të paradites, situata në veri të Kosovës është e qetë
Next post Reagon KFOR: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri të Kosovës