Vullnetarët shqiptarë në Turqi
Përveç Ushtrisë së Kosovës, edhe ekipet e shpëtimit në Turqi po vazhdojnë me operacione për kërkim-shpëtim. Me këtë rast, edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është duke bërë punë vullnetare në shpëtim të qytetarëve dhe gjetjen e viktimave nga rrënojat pas tërmetit të shkaktuar.
Të vendosur në njërën nga zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi, Shoqata e Kosovës për
Kërkim dhe Shpëtim, bashkë më pjesëtarët të vendosur në Hataya, po vazhdojnë më
kërkim-shpëtim.
Mentor Maloku, në një deklaratë për RTK-në, ka dhënë detaje nga operacioni i sotëm dhe punës vullnetare që po bëjnë.
“Jemi në qytetin e Hataya-t, në epiqendër të tërmetit. Ne si shoqatë jemi munduar dhe do të
mundohemi të japim maksimumin, qoftë në shpëtim jete ose në nxjerrje të trupave të qytetarëve” tha Mentor Maloku, nga SHKKSH
Po ashtu ai ka njoftuar për gjendjen aktuale atje, teksa shtoi se qyteti është i shkatërruar plotësisht, ku, pothuajse në çdo shtëpi ka një të vdekur.
Nga tërmetet në Turqi dhe Siri janë shkaktuar mbi 33 mijë viktima. Sipas OBSh-se, numri i viktimave mund të dyfishohet.
Më shumë storie
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonia dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026....
Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës
Eshref Ymeri Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.Edhe në këtë...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...

Average Rating