Z.President Donald  Trump kushtoni vëmëndje dhe hidhni sytë edhe nga Shqipëria e Kosova!

Read Time:2 Minute, 45 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Z.PRESIDENT I SHBA-VE,DONALD TRUMP,Ju  urojmë fitoren dhe është besimi dhe shpresa se Ju do të bëni më të mirën për Amerikën e cila të votoi e të zgjodhi përsëri President. Fitorja juaj është shpresa se do bëni më të mirën për demokracinë,sigurinë dhe paqen globale për një botë më të sigurtë dhe pa konflikte e luftra.

Populli i mrekullueshëm amerikan, mik i madh i shqiptarëve, gjithnjë dhe në momente kritike vendore dhe botërore, vota dhe demokracia amerikane zgjedhin politikën dhe lidershipin,liderin,burrështetasin dhe politikën më të duhur.

Këtë bënë amerikanët edhe tani me zgjedhjen e Presidentit Donald Trump.

Pavarësisht se bota sot është tejet e kërcënuar dhe me rreziqe të mëdha që kërcënojnë paqen dhe sigurinë globale,

Z. President i SHBA-ve: hidhni sytë dhe kushtoni vëmëndje edhe Shqipërisë dhe Kosovës,ashtu sic e kanë mbështetur gjithmonë SHBA-të Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ndihmoni shqiptarët në Shqipëri që të shpëtojnë nga kthetrat e krimit, hajdutësisë dhe të korrupsionit! Ndihmoni Shtetin Shqiptar të Kosovës për forcimin,konsolidimin dhe ndërtimin e shtetit ligjor si dhe për forcimin e legjitimitetit dhe sovranitetit  shtetëror gjë për të cilin shqiptarët kanë besimin më të madh dhe kryesor te SHBA-të.

Mbështesni sot Shqipërinë që ta shpëtoni atë, sepse ajo është kapur nga  diktatura e korrupsionit,padrejtësive,krimit, antivlerave,amoralitetit,antiligjit,antishtetit,arrogances, papërgjegjshmërisë, antidemokracisë  dhe hajdutokracisë.

Presidenti Trump dhe SHBA, ndihmoni shqiptarët që të shpëtojnë nga kjo mbrapështi dhe mizerje e politikës shqiptare,ndihmoni shqiptarët të dalin nga ky terr tranzicioni pseudodemokratik;ndihmoni shqiptarët që të shpëtojnë nga kjo “elitë” apo establishmet politik zullumqar, hajnije  dhe të kriminalizuar!

SHBA dhe Presidenti Z.Trump ndihmoni shqiptarët që të pastrojnë politikën, ndihmoni për Veting-un e politikës shqiptare, për dekriminalizimin e saj!

Por SHBA dhe Trump që të ndihmojnë shqiptarët dhe Shqipërinë, këtë duhet ta kërkojnë shqiptarët.Shqiptarët dhe politika shqiptare nuk duhet vetëm që të deklarojnë se jemi populli më proamerikan në botë, por duhet që realisht dhe sinqerisht duhet që politika dhe politikanët e shtetarët shqiptarë  ta tregojnë se janë me të vërtetë proamerikanë dhe jo hipokritë;duhet  që shqiptarët të punojnë e të veprojnë për ndryshimin, për përmirësimin, për demokracinë dhe për ndërtimin e shtetit ligjor; shqiptarët nuk duhet vetëm të ankohen dhe as  vetëm të justifikohen me “mosdije, as me indiferentizëm dhe as me paguximshmërinë e përballjes me të vërtetat; dhe nuk duhet te pajtohen as me ligësitë e pushtetit, por duhet të duken dhe të lëvizin.

SHQIPTARËT DUHET TË NDAHEN NGA E KALUARA. SHQIPTARËT ASKUJT NË BOTË NUK U KANË BËRË KEQ, PËRVEC VETES SË TYRE.

Shqiptarët duhet të lëvizin drejt të vërtetës dhe më të mirës, drejt ndryshimit për nga më e mira për interesin e vet dhe të kombit.Dhe në këtë rrugëtim të vështirë për Shqipërinë e Kosovën , vështirësi e cila ka për autorësi politikën shqiptare,dhe për ndryshimin e gjëndjes shpresa është si gjithmonë te miku i madh i shqiptarëve, te mbështetja vendimtare e SHBA-ve dhe tani te Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij.Tani pas Veting-ut në Drejtësi duhet berë e pastruar politika, duhet Veting-u për politikën që në zgjedhjet e vitit 2025 parlamenti i Shqipërisë të jetë i pastër nga të korruptuarit dhe të kriminalizuarit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Shaip Kamberi dënon ashpër veprimin e APN-së dhe Qeverisë së Serbisë që po mundohen t’ia ndalojnë bujqëve ndihmat nga Kosova
Next post Gjeneral RRUSTEM BERISHA, Apelon për ngritjen e Shtatores së heroit BYLBYL BREÇANI