Home » Lajme, Politikë, Rajonale » Zaev deklaron votën për në referendum, fton edhe liderët tjerë të prononcohen

Zaev deklaron votën për në referendum, fton edhe liderët tjerë të prononcohen

Kryeministri maqedonas ka përsëritur nevojën për dalje në votime gjatë referendumit të 30 shtatorit, pasi ata që nuk veprojnë kështu as që do përllogariten.

“Ata që votojnë vendosin. Ata që nuk votojnë as që numërohen. Besoj se vota e qytetarëve, ajo që është caktim i tyre, është drejtim sipas së cilit lëvizin gjendjet politike në Maqedoni. Vendimet tona janë të pavlera nëse qytetarët nuk i përkrahin dhe votojnë, ata e kanë fjalën e fundit”, u përgjigj Zaev gjatë konferencës së sotme për shtyp.

Më tej numri një i qeverisë ka bërë publike votën e tij dhe ngjashëm ka kërkuar që të prononcohen edhe liderët e tjerë.

“Unë do të dal më 30 shtator dhe do të votoj “për”. Duhet edhe liderët tjerë ta tregojnë qëndrimin e tyre. Nëse shumica e votave janë “kundër”, atëherë ne do ta shfuqizojmë Marrëveshjen me Greqinë, por nëse shumica janë “për”, atëherë ne duhet që t’i ndjekim udhëzimet që na i japin qytetarët”, tha Zaev duke dashur të thumbojë liderin opozitar Hristijan Mickovski (OBRM-PDUKM).

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch