Home » Lajme, Opinione, Vendore » Zarbica e Bujanocit, po Rilindet

Zarbica e Bujanocit, po Rilindet

Sot, ishim në një vizitë objektit të Ambulancës në Zarbicë, së bashku me Refik Pajaziti nga Ramabuça me banim në Bujanoc e Bujar Maliqi, nga Zarbica me banim në Bujanoc dy donatorët, ku bashkarisht vizituam punimet në objektin e Ambulancës. Ky është projekt që me vetëkontribut vullnetar kan filluar dhe së shpejti do të rrumbullaksohet. Ështa fjala për ambulancën që ka një rëndësi e në të cilën ka punuar e banuar Humanisti e Veprimtari Ilaz Selimi. Në vizitën e bërë ishin edhe veterani i arsimit nga Zarbica Esat Maliqi dhe Ingjinjeri i Arkitekturës nga Lagja Tahiraj të Suharrnës Zijadin Tahiri.

Meremetimi i Ambulancës që ka funksionuar që nga vitet e 1960-ta deri në dëbimin, shpërnguljen dhe zhvendosjen që filloi masovisht në qershor të vitit 1999. Kjo ambulancë nuk ka funksionuar që nga viti 1999 dhe ishte filluar edhe të shkatrrohet-rrënohet.

Zarbica e Bujanocit, po Rilindet Veçmas pas asfaltimit të rrugës Muhoc-Zarbicë jan krijuar perspektiva të reja edhe për investime tjera, tani jan në rregullim rrugët për fshatrat Suharrën, Novosellë e Ramabuq.

Mbesim me shpresë se edhe më tej qytetarët e Malësisë së Bujanocit kudo që jan me banin po shprehin interesim për investime. Donatorin Refik Pajaziti e Bujar Maliqi,i përgzojm për këtë projekt e që meritojn çdo falenderim e mirënjohje për kët investim shumë me rëndësi jetike për Malësin e Bujanocit.

Vendlindja është e shenjët kudo që shkojm, konsiderat për angazhimin e gjithë kontribuesve që po e mbajn gjallë Malësin. Zarbicë, 20 qershor 2021

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch