Zgjedhja e kryetarit të PD-së me 29 Korrik 2023 sfidon establishmentin e vjetër politik të tranzicionit
Nga Skënder SadIi KAPITI
Po shkruajnë, po politizojnë e polemizojnë por më shumë po komplotojnë e vjetra politike dhe e korrupsioni politik, intekektual e ai mediatik për datën 23 Korrik 2023, ditë kur do zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike.
Por unë do të them shkurt, thjesht e troc se përse i gjithë establishmenti politik i korrupsionit të këtij tranzicioni janë kundër këtij eventi historik të Partisë Demokratike, establishmet i cili shpik e shpif;establishment i cili akuzon e sajon intriga, mashtrime dhe lloj-lloj alibish me të vetmin qëllim, atë që që Basha të mos jetë kryetar i Partisë Demokratike.
Kjo sepse establishmenti politik pengmarrës i cili ka kapur sistemin e politikës,demokracisë, shtetit,krimit e korrupsionit nuk dëshiron që në krye të Partisë Demokratike moderne dhe evropiane, pra, “Trekëndëshi i Bermudës” nuk dëshiron që në krye të PD-së të vijë Lulzim Basha dhe demokracia, as Vetting-u dhe as proamerikanizmi .
Kjo është e vërteta dhe pikë. Dhe kjo është e gjitha.
Me 23 Korrik 2023 Partia Demokratike zgjedh kryetarin e saj.
Mirëpo që kur u shpall kjo datë për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, ky fakt tmerrroi jo vetëm elitën e vjetër politike të Partisë Demokratike,por ka alarmuar të gjithë establishmentin politik të këtyre 32 viteve tranzicioni në Shqipëri. Në krye të kësaj avangarde qëndrojnë foltoristët dhe ishgarda e vjetër politike e perfituesve të PD-së nga pushteti dhe nga politika e Partisë Demokratike, mbështetur nga aleatja e Foltores, që është LSI.
Pavarësisht se duket sikur nuk i interson ky zhvillim Partisë Socialiste, ajo në mënyre të kamufluar është mbështetëse e fuqishme e elitës së vjetër të PD-së me të cilën kanë bashkëqeverisur bashkë duke mashtruar opinionin publik dhe atë ndërkombëtar sikur kanë qene rivalë të njëri-tjetrit. Partia Socialiste, ajo e pushtetit kurrësesi nuk do jetë dakord që të fuqizohet Partia Demokratike, dhe sidomos Edi Ramës dhe rilindasve të tij nuk i pëlqen dhe nuk është dakord që Lulzim Basha të zgjidhej në krye të Partisë Demokratike, sepse Lulzim Basha duke qenë partneri politik më i besueshëm në Shqipëri për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rama e shikon Bashën si kryeministër.
Prandaj fshehurazi ai përdor ndikimin te mediat që ato ta paraqesin akoma si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën , sepse me Berishën e shpallur non grata nga SHBA e Britania e Madhe, dhe nëse Berisha do të mbetej kryetar i PD-së, Rama do dilte në pension si kryeministër.
Kjo me pak fjalë është shkurt dhe sakt ajo se cfarë dhe përse establidshmenti i vjetër dhe korrupsioni veprojnë kundër Bashës. Prandaj suksese Elitës së re Politike të PD-s që me 29 Korrik 2023 të zgjedhë kryetarin e saj ,gjë që shënon fuqizimin dhe ringritjen e PD-së për të marrë pushtetin dhe për të bërë ndryshimin.
Atyre që edhe në Kosovë nuk u pëlqen ndryshimi në Shqipëri, atyre që atje nuk u pëlqen politika proSHBA-ve,lufta kundër korrupsionit dhe krimit ,atyre që nuk u pëlqen Vetting-u ne Shqipëri, që nuk u pëlqen ndëshkimi i elitës së vjetër në Shqipëri ,ata ose nuk dinë dhe as nuk kane informacion për zhvillimet në Shqipëri. Por ndryshimi në Shqipëri nuk u pëlqen as atyre të cilët në Kosovë kanë nostalgji për politikën e vjetër të ndëshkuar demokratikisht në Kosovë, ata nuk e duan as ndryshimin dhe as ndëshkimin e politikës së vjetër në Shqipëri në tërësi, apo nuk duan ndëshkimin e politikës së vjetër asaj “preferenciale” të tyre, si dikush nuk don largimin e Edi Ramës e dikush tjetër nuk don largimin e Berishës e Metës.
Average Rating