Home » Lajme, Opinione, Politikë » Zgjedhjet e 6 tetorit – garë midis dy taborreve politike në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit

Zgjedhjet e 6 tetorit – garë midis dy taborreve politike në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit

Shkruan: Nehat Hyseni
Gjithçka është gati për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 6 tetorit 2019, ku marrin pjesë gjithsej 25 subjekte: 20 parti politike, 4 koalicione dhe një kandidat i pavarur.E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se, si asnjëherë më parë, opinioni kosovar është entuziazmuar për rrëzimin e keqqeverisjes, krimit dhe korrupsionit, që personifikohet në PDK-në, si dhe në AAK-në dhe Nismën, dmth në koalicionin PAN me “satelitët” e tyre shetitës (PSD-në e Shpend Ahmetit, AKR-në e Behgjet Pacollit, PD-në e Ferid Aganit, etj.), nga njëra anë.Kurse, nga ana tjetër qëndrojnë LDK me kandidaten Vjosa Osmani për kryeministre dhe Lëvizja Vetëvendosje, me Albin Kurtin, si kandidat për kryeministër, që perceptohen nga publiku si shpresë për çrrënjosjen e krimit dhe të korrupsionit dhe kapjes së shtetit e institucioneve nga të parët.Kakofonia shurdhuese “patriotike” dhe demagogjia e paturpëshme politike, filloi furishëm në sallën “Një Tetori” në Prishtinë nga koalicioni AAK-PSD, me kandidatin Ramush Haradinaj dhe më pas edhe nga PDK me kandidatin Kadri Veseli për kryeministër të Republikës së Kosovës.Edhepse fushata parazgjedhore zyrtarisht do të filloj më 25 shtator, megjithatë, realisht ajo ka filluar qysh nga dorëheqja e kryeministrit dy muaj më parë, e justifikuar kinse me ftesën e Ramush Haradinajt për intervistë në Gjykatën Speciale në Hagë, por që fshihte krizën e kësaj qeverisjeje dhe shpresat për pozicionim më të mirë në këto zgjedhje, duke u mbështetur në efektet e pritëshme “patriotike” të taksës 100% në import të mallrave nga Serbia dhe Bosna, me shpresë se AAK në koalicion me PSD, do të del fituese e këtyre zgjedhjeve.Paradoksalisht, edhepse garojnë të vetme në këto zgjedhje “partitë e mëdha”, dmth LDK, LVV dhe PDK, megjithatë “nën rrogoz” mëshifen dy taborre të mëdha politike: e krimit, korrupsionit dhe zhvatjes së shtetit dhe koalicioni i pritshëm paszgjedhor LDK-VV, si antipod i saj.Se kush do të fitoj: krimi dhe korrupsioni, apo antikrimi e antikorrupsioni, për këtë do të vendosë “Sovrani” tek kutitë e votimit më 6 tetor 2019.Ky do ishte realisht “çlirimi i dytë” i Kosovës.Derisa “çlirimi i parë” ndodhi në qershor të vitit 1999 nga Serbia, me ndihmën e Amerikës dhe NATO-s, “çlirimin i dytë”, dmth çlirimi nga krimi, korrupsioni dhe keqqeverisja, pritet të ndodhë me procesin demokratik të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, duke mos i votuar ata që na sollën në këtë gjendje të mjerueshme dhe të pashpresë, në 20 vjet të keqqeverisjes dhe duke i votuar ata që janë dëshmuar se kanë guximin dhe vendosmërinë e aftësinë për të na shpëtuar nga kjo gjendje.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch