Zgjedhjet lokale: KQZ pranon vendimin e PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar pranimin e vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili e obligon këtë institucion të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parashikuara më 12 tetor.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për RTKlive se KQZ tashmë ka marrë në dorë vendimin e PZAP-it dhe se palët e përfshira kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda një afati prej 48 orësh.
“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesën e paraqitur në këtë institucion. Ndaj këtij vendimi të PZAP-it, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve në Gjykatën Supreme. KQZ do të presë që vendimi të marrë formën e prerë”, ka theksuar Elezi.
Vendimi i PZAP-it vjen pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, e cila ishte refuzuar më herët për certifikim nga KQZ më 21 gusht. Arsyeja e refuzimit kishte qenë vlerësimi se disa prej kandidatëve nuk përmbushnin kriteret ligjore për të marrë pjesë në garën zgjedhore.
Me vendimin e ri, PZAP ka anuluar këtë refuzim dhe ka urdhëruar certifikimin e subjektit politik, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme.
Më shumë storie
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të rreshtojë kuadratet e saj,...
Për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nesër qeveria e Kosovës mban mbledhje solemne
Në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër mbahet mbledhje solemne e Qeverisë së Republikës së...
Albulena Haxhiu: Nuk ka seancë nëse nuk ka dy kandidatë për president
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se nuk...
Rruga ’’Miftar ZARBICA’’– Një nderim për Veprimtarin dhe Humanistin nga Zarbica e Bujanocit
Gjilan – Komisioni Komunal për emërimin e rrugëve në Gjilan ka marrë vendim për të emëruar një rrugë në nder...
Publikohet agjenda me aktivitetet për shënimin e Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të 28 vjetrit të Epopesë së UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars institucionet shtetërore kanë...
Bekim Jashari mohon interesimin e familjes Jashari për presidencën
Anëtarë të familjes së heroit të Kosovës, Adem Jashari, e kanë mohuar se kanë ndonjë qëllim për të garuar për...

Average Rating