Home » Lajme, Vendore » Zgjedhjet lokale në Preshevë do të përsëriten në vendëvotimin 5 në qytet dhe në fshatin Caravajkë

Zgjedhjet lokale në Preshevë do të përsëriten në vendëvotimin 5 në qytet dhe në fshatin Caravajkë

Pas mbajtjes së zgjedhjeve më 24 dhjetorë 2017, komisioni komunal zgjedhorë, pas ankesave të PDSH-së dhe PVD-së, për parregullsi në gjashtë vendëvotime, kishte vendosur që zgjedhjet të përsëriten në vendovotimet 2,4,5,7,8 dhe 16. Arsyeja e këtij vendimi ishte se në të gjitha këto vendvotime, në kutit e votimit u gjenden më tepër vota se sa kishte votues e që automatikisht nënkupton prishjen e zgjedhjeve dhe përsëritjen e votimit.

Mirëpo ndaj këtij vendimi të komisionit komunal zgjedhor, Alternativa për Ndryshime (APN) ka bërë ankesë në Gjykatën administrative në Nish e cila e shqyrtoi dhe vendosi që zgjedhjet të përsëriten vetëm në vendvotimet 5 në Preshevë dhe 16 në Caravajkë. Vendim i Gjykatës administrative të Nishit ende nuk është komentuar nga partitë politike që kërkuan përsëritjen e votimit në 6 vendëvotime. Rivotimi në vendvotimin 5 dhe 16 do të mbahet më datë 14 janar ose më 21 janar varësisht vendimit të komisionit komunal zgjedhor bazuar në dispozitat ligjore në fuqi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch