Zgjedhjet në Bujanoc, Konçul: Fituesi i zgjedhjeve, Arbër Pajaziti ankimon zgjedhjet dhe fton prokurorinë për hetim
Nga 1400 votues, në Konçul votuan 1120 votues. Arbër Pajaziti ankimon zgjedhjet dhe fton prokurorinë për hetim
Postimi i plotë :
“Kemi ankimuar votimet në Konçul
Ju njoftojmë se lista jonë zgjedhore Fronti për Ndryshim ka ankimuar pranë Komisionit Komunal Zgjedhor votimet e datës 2 qershor në vendvotimin nr.10, në fshatin Konçul.
Ankesës sonë i kemi bashkangjitur një sërë argumentesh shtesë të cilat paraqesin dëshmi të forta për parregullsitë e hasura në këtë vendvotim.
Është e palogjikshme që në një vendvotim të paraqiten rreth 1120 qytetarë për të votuar apo 80 % nga gjithsejt 1400 me të drejtë vote.
Jemi thellë të bindur se, duke u bazuar në fuqinë e fakteve, KKZ do të pranojë ankimimin tonë.
I bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të KKZ-së që në votojnë në favor të rivotimit në Konçul.
Ky apel vlenë posaqërisht për subjektet politike shqiptare të cilat duhet të deklarohen për mbrojtjen e votës së lirë dhe demokracisë.
Parregullsitë në vendvotimin nr.10 duhet evituar me çdo kusht ngase vetëm kështu rrespektohet vullneti i lirë i qytetarëve.
Përsëritja e këtyre dukurive na dërgon në avaze ogurzeza të proceseve të ardhshme zgjedhore.
Me metoda të këtilla të veprimit humb kuptimi i çdo lloj zgjedhjeve, pa marrë parasysh nivelin e pushtetit.
Nëse në Konçul votojnë 1120 qytetarë, atëherë i bie se në vendbanimin më të madh shqiptarë të komunës, në Tërnoc, do të votonin rreth 7500 qytetarë.
A do të ishin këto shifra reale?
Andaj, në rivotim duhet angazhuar të gjithë akterët e procesit zgjedhor në vend, përfshirë edhe vëzhguesit ndërkombëtarë.
Natyrisht, se në hetimin dhe pengimin e këtyre dukurive duhet inkuadruar edhe Prokuroria dhe të gjitha organet tjera zbatuese të Ligjit.
Vjedhja e votave është si çdo vjedhje tjetër. Bile shumë më e rëndë”
Average Rating