
Zgjedhjet në Luginë, PVD e Ardita Sinanit parti e parë në Preshevë
Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ka përfunduar pa ndonje incident serioz . Sipas zyrtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në Preshevë dhe Bujanoc gjithçka ka shkuar relativisht mirë, me incidente të lokalizuara.

Sipas rezultateve preliminare, Partia për Veprim Demokratik ka marrë 4080 vota ose 11 këshilltarë, pasuar nga Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës, e cila ka marrë 3093 vota ose 8 këshilltarë. Alternativa për Ndryshim që ka qeverisur Preshevën ka marrë 2856 vota ose 8 këshilltarë.
Lëvizja për reforma – 2140 vota – 6 këshilltarë; Aleanca për Luginën 1154 vota ose 3 këshilltarë;Unioni Demokratik Shqiptar 566 vota – 1 këshilltar; Lista serbe ka marrë 641 vota ose 1 këshilltar.
Votimi llogaritet të jetë mbi 30 për qind, ndërsa në dy komunat vlen rregulli i njëjtë. Partia ose koalicioni që i siguron 21 mandate e zgjedh kryetarin e komunës, i cili nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejt, por me shumicë këshilltarësh në Asamble.
Kujtojmë se nga ora 07:00 në Preshevë dhe Bujanoc, janë hapur vendvotimet për zgjedhjet e nivelit lokal. Presheva ka rreth 43500 votues të cilët kanë votuar në 37 qendra të vendvotimit për 39 mandate. Në Bujanoc kanë pasur të drejtë vote gjithsej 43046 votues të cilët kanë votuar në 59 vendvotime për 41 mandate.
Kujtojmë se Ardita Sinani ka qenë këshilltare politike e kryeministrit Albin Kurti.

Më shumë storie
Luginë e Preshevës: Mijëra shqiptarë në këtë rajon mbesin pa të drejta bazë
Mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja prej vitesh mbeten pa të drejtë vote, dokumente personale dhe qasje në shërbime...
Izet Mexhiti viziton Preshevën, me Sinanin flasin për vendkalimin kufitar
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhitin. Sinani ...
Medvegjë: Me aktivitete letrare shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit
Në kuadër të Ditës së Mësuesit, në shkollat shqipe të Medvegjës u mbajt një orë letrare me pjesëmarrjen e nxënësve...
Bujanoc: Mbahet seanca e parë e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme
Sot u mbajt seanca e parë e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme në Komunën e Bujanocit. Gjatë kësaj seance u...
Gjilan: Përkujtohen dhe nderohen dëshmorët e UÇPMB-së
Në Gjilan u organizua akademi kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së. Përfaqësues institucionalë, bashkëluftëtarë dhe familjarë e cilësojnë përjetësisht të paharruar sakrificën...
Vëllazërim, Miqësim e Binjakëzim në trekëndëshin kufitar në mesë Kumanovës, Preshevës e Gjilanit
Shkruan:Refik HASANI Gjilani , është qendër më e madhe e Rajonit të Anamoravës, që përfshin Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, njëkohësisht...
Average Rating