Zgjedhjet në Maqedonin e Veriut: VMRO-DPMNE 58 mandate, LSDM 18, Fronti Evropian 19 ndërkaq VLEN 13 mandate

Read Time:1 Minute, 52 Second

PARTITË DHE KOALICIONET                  MANDATET               VOTAT                   PËRQINDJE
1.VMRO-DPMNE “Maqedonia jote”                 58                               431.251                                    43, 23%
2. “Fronti Evropian”                                           19                               137.486                                    13,78 %
3.LSDM “Për ardhmëri evropiane”                    18                              153.250                                     15,36 %
4.Koalicioni VLEN                                              13                               106.991                                    10. 72%
5.”E majta”                                                          6                                 67.338                                        6,75%
6.Lëvizja “Znam”                                                 6                                 55.539                                       5,57%

Ahmeti falënderon qytetarët që morën pjesë në këtë cikël zgjedhor dhe njëherit theksoi se Fronti Evropian është forca e dytë politke në vend dhe se nga këto zgjedhje do të del me 19 mandate. Ahmeti me këtë rast tha se BDI-ja oponent në këto zgjedhje kishte VMRO-në dhe jo VLEN-in, sepse sipas tij VMRO-ja ka ndihmuar VLEN-in.

“Zgjedhjet kaluan me standarde të pranueshme, është një provim i shtetit i institucioneve për organizimin e zgjedgjeve të lira demokrahtike, standard të cilin duhet akoma, sepse ne tanimë jemi në prag të anëtarësimit në BE. Do doja të falënderoj të gjithë votuesit e Frontit, të gjithë aktivistët dhe shefat e shtabeve të cilët kanë bërë punën më të madhe e të shkëlqyeshme që ne të dalim fitimtar e krenar. Të gjithë këta aktivist na kanë bërë krenar sepse jemi forca e dytë politike. Fronti Evropian është në një dallim me oponentin, ne oponent kemi pas VMRO-në sepse VMRO_ja ka ndihmu VLENIN, por dallimi është mbi 30 mijë vota. Kjo do të thotë që shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët të cilët kanë vepruar në kuadër të frontit janë për anëtarësim të pa-kompromis të vendit në BE”, tha Ahmeti.

https://www.facebook.com/

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari përmes një statusi në Facebook ka reaguar pas publikimit të rezultateve të para. Ai shprehet se këto janë momente të veçanta.

“Në Gostivar kemi humbur me një diferencë prej 370 votash, diferencë kjo e krijuar prej turqve dhe romëve që bashkëpunuan me BDInë…por unë jam i lumtur dhe mirënjohës për 10632 vota shqiptarve dhe lajmi më i madh është se pas gjithë këtyre viteve regjim…MË NË FUND NDRYSHIMI U KRY!”, shprehet Taravari.

Ai theksoi se shqiptarët sapo kanë firmosur lirinë e këtij vendi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut: Pendarovski pranon humbjen, uron Siljanovskën
Next post Federata Shqiptare e Futbollit me fushatë mbëshetëse për këngën “TITAN” në Eurovision