Zgjidhet Qeveria e re e Serbisë, Kamberi: nuk pres ndryshim të politikave serbe ndaj shqiptarëve

Read Time:1 Minute, 24 Second

Kuvendi i Serbisë zgjodhi sot Qeverinë e re serbe. Bashkë me kryeministrin e ri Millosh Vuçeviq, janë betuar 31 anëtarë të Qeverisë. Kryeministri Millosh Vuçeviq tha se qeveria e tij do të vazhdojë rrugën e neutralitetit. Deputeti i vetëm shqiptar në kuvendin serb, Shaip Kamberi, nuk pret ndryshim të politikave serbe ndaj shqiptarëve

Qeveria e re serbe dha betimin, ndërsa kryeministri Millosh Vuçeviq tha se qeveria e re do të vazhdojë në rrugën e neutralitetit ushtarak dhe politik. Deputetët e partive në pushtet vlerësuan se e përkrahin kabinetin e ri sepse do të vazhdohet politika e përcaktuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

 Nga ana tjetër, partitë opozitare kanë vlerësuar se nuk ka rëndësi se kush e përbën Qeverinë e Serbisë pasi, siç thonë ata, vendimet në Serbi i merr një njeri.

“Kjo qeveri nuk është as pro-ruse, as pro-evropiane, as pro-serbe, është një qeveri pro-Vuçiq. I vetmi kriter me të cilin ai zgjodhi personat për ministra është besnikëria ndaj tij. Dhe çka të thuhet kur faqja e fundit e programit qeveritar prej 65 faqesh i referohet luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Dhe të gjithë e dinë shumë mirë që sot Serbia është kampione për nga niveli i krimit në Evropë”, tha Dragana Rakiq nga  Partia Demokratike.

Deputeti shqiptar Shaip Kamberi, në seancën e Kuvendit theksoi se pozita e pakicës kombëtare shqiptare është e keqe, duke shprehur dyshimin se politika e qeverise së re do të ndryshohet.

Kryeministri i ri Millosh Vuçeviq, duke prezantuar programin e tij para deputetëve, tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet synim strategjik, por se Serbia është e rënduar nga kriteret e reja politike.

https://www.facebook.com/

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Publicistit, e veprimtarit, Refik Hasanit, i ndahet Mirënjohje
Next post Rusia e fitoi luftёn me propagandё nё Barcelonё