Home » Lajme, Ndërkombëtare » Zhvillohet një takim mes Thaçit dhe Vuçiqit me ndërmjetësimin e Presidentit Francez, Emmanuel Macron

Zhvillohet një takim mes Thaçit dhe Vuçiqit me ndërmjetësimin e Presidentit Francez, Emmanuel Macron

Sipas një njoftimi të zyrës së presidentit të Kosovës, Thaçi në këtë takim ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë.

“Presidenti Thaçi në këtë takim ka konfirmuar se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë, në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit në Kosovë dhe integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, thuhet në njoftim.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar për shkak të tarifës të cilën autoritetet në Kosovë e kishin vendosur ndaj mallrave serbe.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha pas takimit se qëndrimi i Serbisë mbetet i pandryshuar.

“Ne po presim heqjen e tarifës dhe më pas të rifillojmë bisedimet”, tha Vuçiq, raporton Radio Televizioni publik i Serbisë.

Takimi është zhvilluar në margjinat e Forumit të Paqes që po mbahet në Paris.

Takimi Thaçi – Vuçiq pason takimet e ndara që kanë pasur të hënën me presidentin Macron.

Përmes një njoftimi për media, zyra e presidentit të Kosovës, ka njoftuar se gjatë takimit midis Macronin dhe Thaçit është diskutuar për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje të paqes me Serbinë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch