Home » Lajme, Vendore » Zjarr në shtëpinë e Izeir Ademit në fshatin Miratoc

Zjarr në shtëpinë e Izeir Ademit në fshatin Miratoc

Në orët e pasdites shtëpinë e Izeri Ademit në fshatin Miratoc e ka kapluar zjarri. Sipas tij shkak mendohet të jetë një defekt i  orës elektrike nga i cili janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

 

Miratoc Izeir Ademi

Dje rreth orës 13  zjarri ka kapluar shtëpinë e Izeir Ademit nga fshati Miratoc. Por me ndihmën e  fqinjëve është shuar zjarri i cili ka kapluar katin e dytë të shtëpisë,ku dhe  ka shkaktuar dëme materiale. Nëntë anëtarët e familjes Ademi jetojnë në kushte të vështira financiare,andaj për kryefamiljarin do të jetë e rëndë mbijetesa pas kësaj ndodhie. Kryefamiljari Izeir  Ademi apelon tek gjithë qytetarët e komunës së Preshevës,që ti dalin në ndihmë familjes së tij,pasi tash e tutje është e vështirë të jetohet në këtë shtëpi./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress