Home » Lajme, Opinione » Znj.Osmani dhe z. Kurti një kujtesë, kini kujdes nga politika e mediat e Tiranës!

Znj.Osmani dhe z. Kurti një kujtesë, kini kujdes nga politika e mediat e Tiranës!

Nga Skënder Sadri KAPTI

Shqiptarët duhet të kenë gjithmonë kujdes dhe të jenë vigjilent nga pushtetarët e shtetarët e Tiranës,sepse historia ka treguar se atyre gjithmonë më shumë u ka interesuar interesi personal e pushteti se sa interesi kombëtar e Kosova.Jo vetëm pushtetarët e shtetarët por edhe mediat e intelektualët në Shqipëri nuk është se janë opozitarë të pushtetit e të politikës,por shumica dërrmuese e tyre sillen me servilizëm e si puthadorë e shërbëtorë të pushtetit, të parasë  dhe si mercenarë të tyre dhe deri edhe duke u shërbyer edhe agjendave të huaja antishqiptare.

Znj. Osmani dhe Z. Kurti nuk është se e priti politika e Tiranës dhe mediat në Shqipëri me simpati fitoren tuaj, pasi ato dëshironin  të kundërtën , sepse nuk e donin ndryshimin dhe patriotizmin.Këtë po ua them unë mbështetësi juaj që kam shkruar aq shumë pro Jush.   

Tirana politike, mediatike por edhe ajo  intelektuale kanë  dëshirë që ta ruajnë paternalitetin e “kujdestarine” mbi Prishtinën. Këtë e tregon dhe kjo reflektohert sidomos te arroganca e  Kryeministrit Rama.

Sa për Shqipërinë dhe sa për politikën e Shqipërisë Kosova kurrë nuk do të ishte çliruar, dhe sa për Shqipërinë nuk do të kishim sot as Shtetin e Kosovës pasi Shqipëria kurrë nuk bëri luftë me Serbinë  për ta mbrojtur e as për ta marrë Kosovën, dhe sot kur Kosova kërcënohet ushtarakisht nga Serbia, Shqipëria me kryeministrin e saj Rama nuk bën asgjë dhe madje në vënd që ta demaskojë , të dalë e të kërkojë falje për Ballkanin e Hapur , Rama  akoma e mbron dhe propagandon pro tij, madje edhe kur sot Serbia kërcënon me luftë Kosovën . Pse e paska dashur Edi Rama Ballkanin e Hapur që Serbia ta ketë rrugën e hapur për tanket,ushtrinë e avionët kundër Kosoivës!?

Kjo është dhe përbën ose tradhti ose psikopatizëm politik. Kujdes shqiptarë, sepse është e njëjta vazhdimësi proSerbi dhe antiKosovë: Toptani, Zogu, Hoxha, Berisha, Nano  e Rama.

Është fatmirësi që Kosova ka sot një qeveri  të interesave kombëtare dhe një Presidente të tillë si Vjosa Osmani

Kujtesë për kujdes nga Kryeministri aktual i Shqipërisë, pasi nuk rezulton se ai i ka sjellë  ndonjë mbarësi e as ndonjë të mirë Kosovës, por përkundrazi, dëme po !

A nuk është hipokrizi e tij fasada e retorika mashtruese e mbledhjeve të dy qeverive shqiptare, kur Rama thotë se parësore është Minishengeni shqiptaro-sllav  para minishengenit shqiptaro-shqiptar?

Edi Rama si politikan disa si madje edhe Rexhep Qosja që mori një dekoratë prej tij  e “vlerësojnë”  si i aftë, si intelektual,  ia vlerësojnë madje  edhe i servilosen atij injorantët e servilët edhe për batutat, kur ai është  i pabesueshëm , i paqëndrueshëm dhe aventurier  në shërbim të egos së tij të sëmurë për pushtet. Kosovarët u entuziasnuan kur Rama i tha Presidentit serb në Beograd  se Kosova është shtet i Pavarur, kur këtë e kishte thënë ishPresidenti Moisiu.

Rama gjithmonë për Kosovën dhe pro Kosovës është  gjithmonë shumë i vonuar, dhe ai kujtohet për të mirën e Kosovës vetëm kur s’ka si të bëjë ndryshe, dhe atëhere kur i kanë dalë boje pabesitë e tij për Kosovën dhe kur ia imponojnë rrethanat si p.sh. vendimi më së i drejtë  i qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave. Rama  thotë  vetem një të vërtetë të njohur e të pranuar nga mbi 100 shtete, atë se Kosova është shtet i pavarur, por “Bakllkani i Hapur” të cilën ai  këkon të antarësohet Kosova, kur Kosovën nuk e njeh Serbia, atëhere pyesim se ku është logjika e Ramës si bashkëideator me presidentin serb për këtë marrëveshje?

 Ai e thotë se Kosova është e pavarur pasi nuk mundet të thotë të kundërtën apo jo, pavarësisht se vepron jo në sinkron me atë se cfarë duhet të veprojë e as ashtu si veprojnë p.sh. SHBA e Turqia apo edhe Kroacia të cilat lobojnë fuqishëm për njohjet e shtetit të Kosovës.

Edi Rama “kritikën” kundër Bashkimit Europian për mosliberalizimin e vizave të Kosovës  nuk e ka se i vjen keq dhe e shqetëson ky fakt, por ai e ka edhe për t’u dukur sikur shqetësohët për Kosovën por e ka më shumë si “hakmarrje” kundër BE-së pse ajo nuk i hap negociatat me Shqipërinë, dhe pse BE i ka vënë detyrë shtëpie Edi Ramës për plotësimine atyre 15 kushteve.

Para disa ditësh në Korcë u mbajt Festa e Birrës, ku i ftuar nderi ishte këngëtari serb, shovinisti e antishqiptari Bregovic, dhe qeveria lokale  dhe  ajo qendrore e Edi Ramës dhe pothuaj të gjitha mediat me sharlatano-opinionistë, me halabako-analistë e deri dhe mercenaro-intelektualët  e sponsorizuan artistikisht, publikisht e politikisht Bregovicin, madje edhe pati një angazhim të jashtëzakonshëm të policisë shqiptare për sigurinë e mbarëvajtjen e përformancës së kengëtarit shovnist serb.

Dikur jo shumë kohë më parë Edi Rama, Kryeministri  i Shqipërisë i quajti gomarë ata të cilët kundërshtonin ndarjen e Kosovës nën  maskën e korigjimit të kufijve. Pas kësaj Edi Rama deklaroi se nuk ka integrim shqiptaro-shqiptar pa  integrim së pari në Ballkanin Perendimor në të ashtuquajturin Minishengen , ku Kosova e panjohur si shtet  nga Serbia dhe kur Serbia kishte mobilizuar të gjitha kapacitetet e saj ekonomike, diplomatike, politike, strategjike dhe aleatët e saj Kinë, Rusi etj. kundër njohjeve të Kosovës, dhe kur Serbia sponsorizon te disa shtete tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Më pas e ndryshuan emrin kësaj marrëveshjeje antishqiptare dhe sidomos antiKosovë duke ia vënë emrin “Ballkan i Hapur” , ku përfituesja e madhe dhe ndoshta e vetme do të ishte Serbia. Madje Edi Rama u rreshtua haptazi pro Beogradit dhe kundër Kosovës, duke u përpjekur që t’ua mbushë mëndjen edhe politikës e politikanëve të Kosovës që të ingranohen e t’i bashkangjiten kesaj marrëveshje, pavarësisht se       Serbia akoma e quan Kosovën pjesë të saj, si krahinë ose si e ashtuquajtura Republikë e Kosovës.

Qeveria e Kosovës me të drejtë vendosi standartin e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve.

Serbia menjëherë e tregoi natyrën arrogante, shoviniste, asgresive  e antishqiptare deri edhe duke kërcënuar e provokuar kundër Kosovës me propagandë , avionë, helikopterë e tanke. Atëhere lind pyetja se Shqipëria dhe Edi Rama a e kuptuan dhe a u kthjelluan më në fund se marrëveshja për “Ballkanin e Hapur” është një marrëveshje thellësisht antishqiptare ku përfitues janë së pari Serbia dhe pas saj Maqedonia e Veriut.

Kjo duhet ta detyronte Edi Ramën që minimalisht të kishte dalë nga Marrëveshja për “Ballkanin e Hapur”. Nëse ai deklarohet në forumet  ndërkombëtare që Serbia ta njohë Kosovën , kjo përbën hipokrizi djallëzore për Ramën , pasi nëse e do me të vërtetë Kosovën , pse ai nuk ia vuri si kusht Serbisë për “Ballkanin e Hapur”, se Shqipëria është për Minishengenin Ballkanik dhe vetëm atëhere   dhe nëqoftëse Serbia e njeh Kosovën si shtet.

Znj. Osmani, Presidente e Kosovës, te Ju  është besimi i madh i shqiptarëve  si kryetare e merituar e shtetit, kujdes me Edi Ramën se edhe në Beograd pati bërë sikur edhe deklaronte që Serbia duhet ta njohë Kosovën , por më vonë u zbulua se e kishte fjalën për Kosovën pasi të ishte ndarë, dhe po kështu edhe bëri marrëveshje me Serbinë në dëm dhe pa e pyetur Kosovën, kërkonte të merrte flamurin e pajtimit shqiptato-serb pa asnjë kusht, pa e njohur Serbia, Kosovën, dhe madje pa kërkuar Serbia as minimalisht falje për krimet dhe genocidin e saj. Dhe vazhdoi  v Rama edhe dakordësinë për coptimin e Kosovës , për marrëveshjen antishqiptare të “Ballkanit të Hapur”, pa harruar as traun ndarës dhe taksën e gjobës për kosovarët që kalojnë në “Rrugën e Kombit”.Edi Rama zhvlloi një vizitë në Prishtinë ku pati takim me Kryministrin e Kosovës, dhe mbështeti reciprocitetin për targat, por më shumë ai , pra Edi Rama i mëshoi dhe propagandoi për “Ballkanin e Hapur”, dhe me kete rast edhe e dekoroi Rexhep Qosen  për të marrë pastaj  prej tij si këmbim lëvdata dhe konsiderata mbështetëse prej intelektualit “kritik”kundër  të gjithëve por jo për Ramën e as për rilindasit ramaistë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2022 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress