Zoran Milanoviq: Të gjitha shtetet e BE-së duhet ta njohin Kosovën

Read Time:1 Minute, 21 Second

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta bëjnë këtë. Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Presidentit kroat.

“Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për shtetësi dhe njohje të plotë ndërkombëtare. Veçanërisht, të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur, duhet ta bëjnë këtë,” tha Milanoviq gjatë takimit me Kurtin, i cili ndodhej për vizitë zyrtare në Kroaci.

Milanoviq theksoi gjithashtu se Kosova ka mbështetje të plotë dhe të fuqishme nga Kroacia në rrugën e saj drejt anëtarësimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Ai shtoi se normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm, pasi kjo do të kontribuonte në një stabilitet më të madh në Evropën Juglindore, që përbën një interes strategjik për Kroacinë, shkruan Glas Slavonije.

Ndërsa në njoftimin e qeverisë bëhet e ditur se në këtë takim bilateral, kryeministri Kurti dhe presidenti Milanoviq trajtuan edhe zhvillimet e fundit, përfshirë ato në rajon.

“Në këtë takim bilateral, kryeministri Kurti dhe presidenti Milanoviq trajtuan edhe zhvillimet e fundit, përfshirë ato në rajon. Kryeministri e njoftoi me detajet e sulmit terrorist të 29 nëntorit në Zubin Potok që për cak kishte infrastrukturën kritike. Ai ndau me të veprimet e menjëhershme që institucionet e vendit ndërmorën për të sanuar dëmin dhe për të evituar pasojat e rënda mbi popullatën civile që kishte për qëllim sulmi”, thuhet në njoftim.

Më herët gjatë ditës së premte, kryeministri Kurti u takua edhe me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, dhe kryetarin e Parlamentit, Gordan Jandrokoviq.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Këshilli i BE-së kërkon dërgimin e draft-statutit në Kushtetuese, masat mbeten në fuqi
Next post Në Shqipëri e Kosovë, a mund të vijnë në pushtet këto opozitat aktuale?!