Home » Opinione » Zoti Lubonja , të doli boja , Boll Mo!

Zoti Lubonja , të doli boja , Boll Mo!

Fahri-Xharra( “Ju mbrëmjeve shihni shumë programe televizive me analista dhe opinionista që të lenë pa ment me dijenitë dhe shkathtësitë e tyre gjirizore, por ata duke qënë të shitur nuk thonë dhe nuk do j’ua thonë kurrë të vërtetat që j’u interesojnë juve, por rrenat që u interesojnë atye që u kanë hedhur kockën.” .Edison Ypi) “E thëna e së vërtetës nuk sjell nonjë fitim; po ka një ëmbëlsie më vete, sepse të qetohet vetëdija kur fole ç`duhej të flisje. “ thoshte Faik Konica , Po si na flet Fatos Lubonja?

Jo ore , Lubonja qanë , Lubonja vajton ,atij asgjë nuk i pëlqen nga trevat tona ; nuk i pëlqen as e mira e as e keqja sepse ai e ke një rol të porositur ai duhet vetëm të qanë , ai duhet të sheh vetëm zi , ai duhet të errëson ( eklipton) çdo lëvizje shqiptare. Po pse kështu or i uruar? Çka mëshifet pas teje ?

 

“Për ta fokusuar problemin do t’i referohem “çudisë” që u manifestua gjatë vizitës së Papës – që e shprehin kryesisht të huajt – se si mund të marrin pjesë në një meshë katolike, me përmasat e një mitingu  të madh politik, katolikë, ortodoksë, myslimanë, ateistë etj., bashkë e të ndjehen të gjithë të bekuar nga Papa. A I dedikohet kjo mrekullisë së Zotit, apo ndonjë “mrekullie” tjetër?” na habitet zoti Lubonja , ylli i mediave të Shqipërisë , i mjediseve pamore ( gati çdo natë mundohet të na mbushë mendjen me

“dijenitë dhe shkathtësitë e tija gjirizore”) dhe gati në çdo faqe të shkruar ( “Ju keni Histori, por përtoni ta njihni, preferoni ta shihni nëpër filma ku protagonistët dhe heronjtë nuk janë kurrë njerëz normalë, por gjithmonë ose tuhafa ose vrasësa.’-thoshte Edisoni)

 

 

Prandaj jo rastësisht Lubonja shkroi :“Siç e thashë edhe në shkrimin paraardhës nuk besoj në mitin e “vëllazërisë së shqiptarëve me fe të ndryshme” a thua pra se shqiptarët qenkan të ndryshëm nga tërë ata popuj që kanë bërë luftëra e konflikte fetare në shekuj. Aq më tepër duke pasur parasysh se shqiptarët nuk janë sjellë e nuk sillen aspak si vëllezër me njëri tjetrin edhe kur janë të të njëjtës fe, e jo më kur janë të feve të ndryshme “

 

Prandaj, jo rastësisht, tendenca e poligonit qitës, i cili në vazhdimësi rrjedhë nga ujërat e zeza që burojnë nga tokat sllave dhe agjenturat e tyre sekrete, të orkestruara nën psikozën e shkencës së urrejtjes, mundohen me mish e me shpirt për t`i zhvlerësuar dhe çmitizuar figurat më eminente të kombit shqiptar së bashku me identitetin tonë kombëtar, që nga Skënderbeu e deri tek Nëna Terezë e Kadareja dhe shumë personalitete tjera të shquara kombëtare me reputacion ndërkombëtar, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në mozaikun e përgjakur të popullit shqiptarë për të arritur deri tek e sotmja dhe për të qenë vetvetja (Remzi Limani)…

 

Pra zoti Lubonja është me qëllim :”ne krahun e poligonit qitës, i cili në vazhdimësi rrjedhë nga ujërat e zeza që burojnë nga tokat sllave dhe agjenturat e tyre sekrete, të orkestruara nën psikozën e shkencës së urrejtjes, mundohen me mish e me shpirt për t`i zhvlerësuar dhe çmitizuar “ ato qe neve na krenojnë .

 

I themi ,zotëriut : “ Ju edhe punoni, por keq. Ju dini të punoni dhe mirë, madje të keni edhe rendiment të kënaqshëm, por vetëm në punët e liga, thashethemet, intrigat, zhvlerësimet , përçmimet, nënçmimet si dhe hipokrizinë e stërmadhuar : “Pra edhe pas entuziazmit tek sheshi Nënë Tereza ngulmoj se mrekullia që i bashkoi të gjithë tek Papa nuk është fetare, por produkt i farkimit të shqiptarit gjatë një shekulli e gjysmë që kur lindi shqiptaria deri në ditët e sotme me një kulturë e traditë që karakterizohet nga një cektësi besimi që e ilustron ajo thënia: gërvishte pak shqiptarin mysliman dhe do të gjesh atje shqiptarin kristian, por e aplikuar për të

gjitha besimet – edhe të atyre që nuk besojnë.” (F.L.)   Shqipatria nuk është “vetëm një shekull e gjysëm e vjetër” si e thot miku hakmarrës i kombit .

Zotëri a mos është kjo një hakmarrje e jotja ndaj burogosjës së juaj në kohën e Enverit?

Ndoshta ke pësuar shumë gjayë asaj kohe ; në shtypin serb vazhdimisht poi  lexoj , ata  (serbë) shumë merakosesn për ty. Sigurisht që po, pse të mos merakosën ? ndoshta edhe më shumë se kjo. Ti  iu “bëre” Skënderbeun  të tyre, Nënë Terezën iu lëshove ne duar të islamistëve që ata t`a shajnë e mos ti  “lenë vend në parajsë”

 

 

Myslimanët, maxhorancë e diskriminuar.? thot Lubonja, Të njejta fjalë i lexoj tek serbët , i lexoj dhe tek islamistët ekstrem. Po ty, Tosi i nderuqar ç`të shtyri të ndërrosh fe?

Ti qaje , lotët e tua të krodilit më kishin lagur ekranin e kompjuterit ,dhe I frigohesha ndonjë  “ kurz schllussi “  dhe do të mbetësha edhe pa atë që e kam:  “Kundërvënia e nacionalizmit ndaj fesë bëhet edhe më evidente për shkak të qenies së shqiptarëve me origjinë më së shumti myslimane në një kohë kur lëvizja nacionaliste i drejtoi sytë për nga Evropa “me rrënjë kristiane”. Kësisoj, normalisht pushtetin më së shumti në Shqipëri e kanë pasur shqiptarë me origjinë myslimane, por këta kanë përqafuar nacionalizmin, komunizmin, evropianizimin, që i ka larguar nga feja e gjyshërve e etërve të tyre. Kjo ka bërë që feja islame, që mund të ishte më e instrumentalizuara nga pushteti, të mos instrumentalizohet, madje të diskriminohet si bartëse e prapambetjes, si trashëgimi e një botë prej të cilës shqiptarët donin të shkëputeshin.” Medet!

 

Dhe ti :” E këtu vijmë tek vizita e fundit e Papës. Edhe ajo nuk bën përjashtim nga fakti se vizitën e çdo të fuqishmi të kësaj bote ne e përkthejmë shpejt e shpejt si legjitimitet si njohje të Shqipërisë e më së shumti në funksion të elitës që e drejton vendin “ Mos bre!

. “Sipas meje në këtë proces u fut duke u keqpërdorur edhe Papa që përfaqëson një fe që, së pari, është universale dhe jo nacionale dhe, së dyti, që ka lindur dhe ka mbijetuar si fe e të dobëtëve, jo e të fortëve ….. pra na e keqpërdorëm vizitën e Papës “ – marre për ty!

Prandaj “çudia” shqiptare, Papa që u prit thuajse njëlloj, pa “dallim feje, krahine, dhe ideje” nga të gjithë shqiptarët, shpjegohet sipas meje kryesisht ngase e pritëm si njeri të pushtetit tokësor që vjen e na legjitimon. “Papa bekoi Shqipërinë”,“vendi i shqipeve” “Shqiponja”, “martirët vdisnin duke thirrur rroftë Shqipëria, rroftë Papa”,  “Shqipëria është një vend evropian, jo një vend mysliman.”

“Kryeministri i dhuron Papës një kupë me dhe shqiptar”. Këto ishin fjalët kyçe mbizotërues të televizioneve dhe gazetave.”

 

E kam një lutje publike : Zoti Lubonja , të doli boja , Boll Mo!

 

Fahri Xharra 05.10.14 Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch