
Zv.sekretari amerikan Landau: Mbështetje partnerëve me qasje realiste
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë publikoi një mesazh të Zëvendëssekretarit amerikan Christopher Landau, nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku shprehet vendosmëria e SHBA-së për të bashkëpunuar veçanërisht me ato vende që ndjekin realizmin dhe maturinë politike.
Zv.sekretari Landau theksoi se SHBA-ja është e gatshme të jetë partnere e fuqishme, por nuk do të mbështesë më qeveri apo liderë që kërkojnë ndryshime të pamundura apo që vazhdojnë të rikthejnë plagë të vjetra historike.
“Shtetet e Bashkuara mund të jenë një partner i gatshëm me kapital të konsiderueshëm politik. Mund të punojmë shumë; por do të punojmë vetëm me ata që janë të përkushtuar ndaj një realizmi praktik për vendet e tyre. Ne i refuzojmë të dy ekstremet e papranueshme të dëshirës për një transformim të jashtëzakonshëm, nga njëra anë, ose të rishikimit të ankesave të lashta, nga ana tjetër. Politika e pafundme dhe e zgjeruar, pa kufizim dhe përulësi historike, bëhet një armik i strategjisë dhe i shtetndërtimit kushtetues. Ky nuk është qëllimi ynë, funksioni ynë, apo misioni ynë”, tha zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s të 2025.
Më shumë storie
FSK në stërvitje të përbashkët me ushtarët amerikanë
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke marrë pjesë në një stërvitje ushtarake të përbashkët “JRTC 25-08”, e...
Donald Trump: Gjatë mandatit të parë e ndala shpërthimin e luftës Kosovë-Serbi
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Irani dhe Izraeli duhet dhe do të arrijnë marrëveshje, derisa ka përmendur edhe...
Sërish refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati: Vendimi është paragjykues
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas Jakup Krasniqit, edhe Kadri Veselit dhe Rexhep...
Irani fillon sulmet ndaj Izraelit
Sirenat e sulmeve ajrore kanë rënë në Tel-Aviv mbrëmjen e së premtes, duke ngjallur frikë dhe pasiguri mes qytetarëve. Sipas...
Izraeli nis sulme ajrore në Teheran, aktivizohet mbrojtja ajrore iraniane
Mbrojtja ajrore në të gjithë Iranin është aktivizuar ndërsa sulme të reja ajrore kanë shënjestruar kryeqytetin Teheran të premten në...
26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviqit
Sot bëhen 26 vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, e cila edhe i dha fund luftës në...
Average Rating