Home » Opinione » Zyra ndërkombëtare civile të instalohet në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë

Zyra ndërkombëtare civile të instalohet në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë

Të  instalohen forca mbykqyrëse me mision civil dhe ushtarak edhe    në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë   . Kërkojm dhe presim që të hapet  zyra ndërkombëtare civile në këto tri komuna  . Ne Intelektualët kërkojm që z.PIETER  Faith , që udhëheqi zyrën ndërkombëtare civile në Kosovë  që nga viti  1999  , të vazhdon  misionin në këto tri Komuna pasi  është i vetmi misionar ndërkombëtarë  që ende është edhe pak kohë me mandat në Kosovë që  :

–          Ka  njohuri më të mira për  krahinën  shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e serbisë ,

–          Ishte vetë i pranishëm gati gjatë tërë luftës së armatosur në mesë të UÇPMB-së dhe ushtrisë vrastare serbë ,

–          Ishte hartues , monitories dhe garantues nga ndërkombëtarët për marrëveshjen e Konçulit  ,

Prandaj z.PIETER  Faith , vetëm të vazhdoj aty ku ka mbet pasi edhe pas më shumë se një dekadë nga arritja  e ndërprerjes së luftimeve dhe arritjes së marrëvshjes së Konçulit  gati nuk ka përmisim të jetës në këtë krahinë shqiptare . Asnjëher  nuk është mbledhur ekipi që planifikoi , pregaditi morri pjesë , paraqiti firmën e tij por edhe garantoi në këtë marrëveshje nuk është konsultuar , për plotësim , pasurim , heqje apo diqka të ngjashme .

Pse në Mitrovicë që nga muaji Maj 2012 është hapur zyra civile  ndërkombëtare  , kurse në kët krahinë gati nuk kemi dhe është mbet nënë mëshirën dhe monitorimin e gati vetëm të Beogradit . Sa më parë që është e mundur pasi kjo pjesë po zbrazet në mënyrë të heshtur

***

 

Mbykqyrja   është  mbyllur në Republikën e Kosovës  dhe do të duhej vazhdon nëMedvegjë , Bujanoc dhe Preshevë   Në të  gjitha shqiptarët kudo që jemi , njëzëri e kemi përshëndetur përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, më 10 shtatorë  duke e cilësuar si arritje e madhe për stabilizimi dhe konsulidimin për zhvillim të  Kosovës dhe integrim në të gjitha mekanizmat  Evropian dhe ndërkombëtarë  .

***

 

Pasi në Kosovë është duke u respektuar marrëveshja e Kumanovës, Forcat ndërkombëtare ende jan të pranishëm edhe pas përfundimit të mbykqyrjes ndërkombëtare  , Pakoja e ish-presidentit  Mati Ahtisari është duke u respektuar me përpikëri pasi kemi edhe monitorim ndërkombëtaë lidhur me zbatimin e ksaj pakoje ku edhe Parlamenti Kosovës ka miratuar në paket të gjitha ligjet që dalin nga kjo paket  . Kjo ishte edhe kosto apo çmimi i shpalljes së pavarësisë  . Ka ndodhur dhe decentalizimi I Kosovës kemi formimin e Njësive Komunale  të reja  me shumicë serbe si Ranillugu , Parteshi , Kllokoti dhe rritjen dhe zgjerimin e Komunës së Novobërdës në dëm të teritorit të Gjilanit , Kamenicës . Komuna Serbe është edhe Graqanica dhe pritet deri sa të eliminohen forcat paramilitrare serbe në Veri të Kosovës të formohen edhe Komuna tjera .

 

***

 

17  Shtator  2012

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch