Agjenda e kryetarit të komunës së Bujanocit, Dr. Nagip Arifit në tri ditët e ardhshme gjatë takimeve në Zagreb të Kroacisë dhe Beograd:
- E martë: Takim me Gëzim Rexhepin, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Bashkinë e Zagrebit.
Tema: “ Pozita e Shqiptarëve në Kroaci dhe lidhjet e tyre me vendlindjen “
- E martë: Pritje në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Zagreb.
Takim me Pëllumb Qazimin, Ambasador i Shqipërisë në Kroaci.
- E Mërkurë: Pjesëmarrje në Kongresin Regjional në Zagreb
Tema: “Ambienti i volitshëm për investime në Evropën Jug-Lindore”
Në këtë kongres, i cili organizohet nga Krocaia e cila gjindet në prag të inkuadrimit në BE, pjesëmarrëse do të jenë 18 komuna nga Kroacia, Bosna, Serbia dhe Maqedonia, shtete këto anëtare të CEFTA-s
- E Mërkurë: takim me Muhamet Morinën , Kryetar i Forumit të Intelektualëve Shqiptar në Kroaci.
- E enjte: Takim në Beograd me Vensan Dezher, Ambasador dhe shef i delegacionit të BE-së në Beograd.
Tema “ Fillimi i ndërtimit të objektit universitar në Bujanoc.