200 ushtarë britanikë nisen drejt Kosovës, përforcim për KFOR-in
Rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit do t’i bashkohen kontigjentit britanik prej 400 pjesëtarëve në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë (KFOR), pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit dhe rritjes së tensioneve në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Këshilli i NATO-s ka autorizuar forca shtesë nga Mbretëria e Bashkuara pas kërkesës së Komandantit Suprem të NATO-s për Evropën (SACEUR), gjeneralit amerikan Chris Cavoli, për të adresuar situatën aktuale, derisa shefi i shtabit britanik të mbrojtjes, admirali Sir Tony Radakin, tha se ky dislokim do t’i japë forcë dhe ekspertizë misionit të NATO-s.
“Vendosja e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit demonstron reagimin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar. Ne vazhdojmë të jemi një pjesë themelore e aleancës së NATO-s, duke ndarë ekspertizën dhe forcën tonë ushtarake”, theksoi admirali Radakin, transmeton Ministria e Mbrojtjes.
Më shumë storie
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari, i cili kishte ndodhur më 22...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...
Daniel Server: `Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë...
Albin Kurti: Formimi i qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të rezultateve
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të...

Average Rating