Shaip Kamberi: Serbia moti nuk është demokraci, po shndërrohet në shtet policor
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka quajtur Serbinë shtet policor pas rrahjes brutale të Nikola Sanduloviq nga BIA serbe.
Deputeti Kamberi ka thënë se e përbashkëta e opozitës dhe Aleksandër Vuçiqit është urrejtja ndaj shqiptarëve.
“Serbia që moti nuk është demokraci, ajo, tani, po kalon edhe kufijtë e autokracisë, ajo po shëndrrohet në shtet policor, sepse policia po merr përsipër të eliminojë kundërshtarët politik të regjimit dhe të idesë së “Botës serbe”, ka shkruar Kamberi.
Ai ka thënë se presidenti serb, Vuçiq, të vetmen mënyrë komunikimi me kundërshtarët politik e ka agresivitetin.
“Ky është edhe një rast që dëshmon se të pranosh realitetin e ekzistimi të Kosovës shtet, të pranosh fajin për vrasjet dhe krimet kundër njerëzimit që Serbia i ka kryer në Kosovë, të sulmosh vlerat antievropiane që po i propagon Beogradi zyrtar, do të sulmohesh në mënyrën më brutale nga vetë institucionet e shtetit”, ka shkruar Kamberi.
Sanduloviq u rrah brutalisht nga Shërbimi Sekret i Serbisë (BIA), pasi kishte publikuar një video-incizim duke bërë homazhe tek varri i Komandantit të UÇK-së, Adem Jashari në Prekaz.
https://www.facebook.com/sh.kamberi/
Më shumë storie
Rezoluta6️⃣4️⃣1️⃣1️⃣,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
📣 Prezentimi i Projektligjit të Rezolutës, e iniciuar nga Kongresmeni amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë
Gjatë një seance të mbajtur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni amerikan Keith Self ka...
Preshevë: 13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së, Luginasit nuk i harrojnë dëshmorët
Në 13-vjetorin e heqjes së dhunshme të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka...
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për...
Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës,...

Average Rating