Shaip Kamberi: Reçaku është e vërteta e Kosovës
Deputeti popullor dhe kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi ka përkujtuar masakrën serbe më Reçak në përvjetorin e 25 të saj

“Me qëllimin për të zhdukur shqiptarët në Kosovë, Reçaku në fakt vuri themelet e shtetësisë së Republikës së Kosovës! Viktimat e masakrave atje u shndërruan në martirët e lirisë e pavarsisë së Kosovës!
Sot i kujtojmë me respekt e nderime të gjithë të rënët e masakres së Reçakut me Kosovën si shtetin më demokratik në rajon!” ka shkruar Kamberi
Shaip Kamberi ka theksuar se edhe sot në Serbi vazhdon të mohohet kjo masakër dhe se përmes këtij mohimi Serbia ushqen gënjeshtrën e saj
“Të gjithë ata që në Serbi ende sot mundohen të mohojnë të vërtetat e masakrave të Reçakut, në vend të kërkimfaljes, ende ushqejnë gënjeshtra që sollën gjenocid dhe luftë në Kroaci, Bosne e Kosovë e si e tillë është rrezik për stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë!
E kjo, më së paku i duhet Ballkanit Perëndimor!” ka përfunduar deputeti Kamberi
Kujtojmë se Shaip Kamberi, në foltoren e paralmentit serb shpesh ka diskutuar rreth masakrës së Reçakut duke bërë thirrje që fajtorët të dalin para drejtësisë.
Më shumë storie
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka kërkuar nga Universiteti i Prishtinës që të respektohet kuota e veçantë prej 2 për...
Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës,...
Pasivizimi i adresave: Lugina e Preshevës me platformë për raportim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar aktivizimin e platformës për raportimin e pasivizimit të adresave në...
Refik Hasanit, i është ndarë MIRËNJOHJE,
Si vlerësim ndaj veprimtarisë dhe, krijimtarisë publicistike që po vazhdon të kontriboj përmesë hulumtimeve, por edhe në opinione, vështrime publicistike,...
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...
Luginë e Preshevës: Mijëra shqiptarë në këtë rajon mbesin pa të drejta bazë
Mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja prej vitesh mbeten pa të drejtë vote, dokumente personale dhe qasje në shërbime...

Average Rating