Euro 2024: Anglia, Danimarka e Sllovenia kalojnë në fazën nokaut të Euro 2024
Një intervenim i portierit Jan Oblak në momentet e fundit të ndeshjes i ka mohuar Palmerit një gol të sigurt, që do t`i jepte Anglisë fitoren ndaj Sllovenisë.
Ndeshja e xhiros së tretë në Grupin C është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0.

Anglia e ka dominuar Slloveninë në pjesën e parë, por nuk ka arritur të gjejë avantazhin. Anglezet kanë rrezikuar me Kane dhe Saka, por rrjeta e Oblak ka mbetur e paprekur. Në pjesën e dytë, rasti më i mirë për anglezët ka ardhur nga Rice, i cili ka realizuar një goditje të fortë, por që ka përfunduar jashtë kuadratit.
Kane ka qenë protagonist i një aksioni tjetër, ku është rrëzuar para portës nga mbrojtja sllovene. Goditja e lirë që ka pasuar është humbur nga anglezët.
Njëkohësisht, edhe ndeshja mes Danimarkës dhe Serbisë ka përfunduar pa gola. Nga ky grup, vetëm Serbia është eliminuar, ndërsa Anglia, Danimarka dhe Sllovenia kanë kaluar në fazën tjetër të turneut.
Anglia e ka dominuar Slloveninë në pjesën e parë, por nuk ka arritur të gjejë avantazhin.
Sonte po zhvillohen ndeshjet e xhiros së tretë të Grupit C në Euro 2024
Pavarësisht përpjekjeve nga Kane e Saka, rrjeta e portës sllovene ka mbetur e paprekur.
Gjithashtu edhe pjesa e parë e ndeshjes Danimarka-Serbia është mbyllur pa gola.
Më shumë storie
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
Kupën e Botës 2026: Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin
Kosova e ka mbyllur me barazim 1–1 ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, në sfidën e...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Botërorin 2026: Shqipëria bën histori, për herë të parë në`play off`
Shqipëria ka arritur një sukses historik, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në “play off” të kualifikimeve për Botërorin...
Futboll: Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet me Slloveninë e Zvicrën
Përzgjedhësi i kombëtarës së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e fundit...

Average Rating