Memli Krasniqi: 9 shkurti 2025, datë e ikjes së një qeverie të papërgjegjshme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me datën e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të caktuar nga presidentja Osmani. Ai ka thënë se ndonëse PDK ka kërkuar që zgjedhjet të mbaheshin më 26 janar të vitit të ardhshëm, megjithatë, sipas tij, kjo shtyrje ka pak rëndësi.
Në një postim në ‘Facebook’ kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar se e rëndësishme është se tani kemi një datë, e cila do të shënojë ikjen e një qeverie siç e quan ai të papëregjegjshme dhe ardhjen e një tjetre, kredibile e të aftë, në krye me Bedri Hamzën.
“Siç na e dëshmon edhe historia, me PDK-në dhe Bedriun në timon, Kosova do të rikthehet në rrugën e munguar të zhvillimit, integrimit, partneritetit e miqësisë së mirëfilltë. Është koha që të bëhemi bashkë edhe një herë për Kosovën që e ëndërrojmë të gjithë”, ka shkruar Krasniqi.

Më shumë storie
Bedri Hamza: Ditë turpi për drejtësinë, do t’i ndërmarrim veprimet ligjore
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve...
Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet të hënën Gjykatës Kushtetuese
PDK-ja të hënën i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për të kontestuar procedurat e ndjekura gjatë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të...
PDK publikon listën, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja
Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do...
Partitë prezantojnë listat zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
Për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë është dinamizuar. Subjektet politike kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë....
URIME ZGJEDHJES NË KRYE TË PDK Z. Bedri Hamza
Serbia e kishte dhe e ka frikë akoma UÇK-në Nga Skënder Sadri KAPITI Si dje ashtu dhe sot vazhdon akoma që...
Bedri Hamza është zgjedhur kryetari i ri i PDK-së
Sot, në konventën e 12 të Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza u zgjodh kryetar i PDK-së. Në këtë tubim,...

Average Rating