Ardita Sinani: Betejat tona si shqiptarë do t’i vazhdojmë edhe më tej
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka shkruar pas protestës së sotme për një protestë për identitet e dinjitet.

Postimi i saj në Facebook:
“Presheva nuk mund të mos ishte vendi i cili do t’i bënte bashkë shqiptarët e Luginës.
Në MARSHIN protestues për IDENTITET & DINJITET e për të ngritur zërin kundër shtypjes e diskriminimit.
– para Stacionit policor u kërkua ndërprerja e procesit të pasivizimit selektiv dhe rikthimi i adresave të shqiptarëve të pasivizuar
– në Shtëpinë e Shëndetit u kërkua që ky institucion të mos bëhet shtëpi e diskriminimit
– pranë zyrës së Trupit Koordinues e quajtëm bashkë këtë instituciob Trup Çkoordinues dhe
– para Gjykatës u kërkua rikthimi i këtij institucioni.
Sot, dëshmuam edhe një herë që shqiptarët e Luginës as nuk nënshtrohen e as nuk heshtin, edhe përkundër mos implementimit të marrëveshjeve të nënshkruara nga vetë Beogradi.”, ka shkruar ajo.
Sinani theksoi se betejat si shqiptarë do t’I vazhdojnë edhe më tej.
“Betejat tona si shqiptarë do t’i vazhdojmë edhe më tej, sado e vështirë të jetë rruga deri në realizimin e plotë të të drejtave tona.”, përfundoi ajo.
Më shumë storie
Mbretëria e Dardanisë, sot Republika e Dardanisë
Nga Skënder Sadri KAPITI Liria, pavarësia dhe shteti e kanë emrin Dardani. Emri Dardani i tmerron sllavo-serbët.Prandaj Republika e Kosovës...
DOLI NGA SHTYPI LIBRI “FLASIM SHQIP” I AUTORIT IDRIZ GASHI, PEJË, 2026
Hysen Ibrahimi - Recension mbi librin “Flasim Shqip” të autorit Idriz Gashi,Suedi / Förslöv, 22.05.2026 Gjuha shqipe nuk paraqitet vetëm...
Për cilin do votonte në Kosovë qytetari shqiptar nga Shqipëria?!
Nga Skënder Sadri KAPITI Shqiptari i vërtetë , patriot me shpirt e zemër atdhetarie nuk mund të rrijë indiferent nga zhvillimet...
Komploti i V.Osmanit 2026 dhe ai i I. Mustafës 2020
Nga Skënder Sadri KAPITI Patriotizmi dhe demokracia, a do i japin përsëri Kurtit të drejtën për të vazhduar qeverisjen?! Kërkohet që intelektualët dhe...
Interviste – Refik HASANI: Shqipëria Amë, ka obligim moral, Kombëtarë e mbi të gjitha detyrim kushtetues…
Intervistë në #TV Refik HASANI Veprimtar e Publicist Shqipëria Amë, ka obligim moral, Kombëtarë e mbi të gjitha detyrim kushtetues...
AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në listë janë...

Average Rating