Grafite të kriminelit Mladiq në Bujanoc
Në qendër të Bujanocit janë shfaqur grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Politikani nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafi, i ka quajtur grafitet të papranueshme dhe kërcënim ndaj sigurisë e bashkëjetesës.

Mustafi, që është këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi, tha se në një qytet me shumicë shqiptare, në vitin 2025, të shfaqet publikisht emri i gjeneralit të dënuar për gjenocid në Srebrenicë, bashkë me simbole nacionaliste e urrejtëse, është dëshmi e qartë e rrënimit të sigurisë publike dhe mosndëshkimit institucional. “Në gusht u thye billbordi i Komandant Lleshit, një figurë e dashur për shqiptarët e Luginës, në përvjetorin e rënies së tij. Asnjë reagim nga autoritetet. As policore. As institucionale. Sot, kemi “Ratko Mladiq” me të kuqe në qendër të qytetit. E njohim mirë këtë stil: nacionalizëm, provokim dhe frikësim i qëllimshëm i shqiptarëve në vendin e tyre”, ka shkruar Mustafi në Facebook. Lidhur me këto grafite kanë reaguar edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani dhe deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi.
Më shumë storie
LIDHJET PATRIOTIKE TË KRAHINËS SË SKRAPARIT ME DARDANINË
Nga Skënder Sadri KAPITI "Vellëzër! Europa nuk dëshiron të shoh një Shqipëri të lulëzuar në kufijtë etnik të saj .Mblidhni...
Triumfi i Kombit realizohet nga forca dhe uniteti i antarëve të tij
Nga Skënder Sadri KAPITINë demokracinë patriotike populli informohet, ai është pjesëmarrës dhe vendimmarrës. Askush: asnjë vullnet dhe asnjë pushtet i...
“Liria ka Emër”, Tasholli: Në shtatë zonat ku ka qenë UÇK-ja, do të jenë vizitat e lirisë
Platforma qytetare “Liria ka Emër”, më 12 shtator në Prishtinë organizon Marshin për Liri nën moton "Kosova po pret". Ky...
Ardita Sinani reagon pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këtë komunë, duke kërkuar...
Organizim dinjitoz i “Festivalit poetik” kushtuar krijuesve mërgimtarë nga Art-Klub “Rifat Kukaj”
Nga XHAVIT ÇITAKU Historia e popollit shqiptar është e mbushur me plot fatkeqësi të pameritura që ia vështirësuan jetën shqiptarëve....
Intervistë e Mr.Sc.Refik Hasanit Lidhur me 𝗥𝐄𝗖𝐈𝗣𝗥𝗢𝗖𝐈𝐓𝐄𝐓-in
Lidhur me 𝗥𝐄𝗖𝐈𝗣𝗥𝗢𝗖𝐈𝐓𝐄𝐓-in Intervistë e Mr.Sc.Refik Hasanit, nga Bujanoci, publicist, hulumtues dhe studiues, e publikuar më 16 gusht 2011 në...

Average Rating